Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Bota

Rrëfimi prekës, Spalletti: Futbolli më ka shkatërruar jetën

VETEMSPORT 25.07.2025 2 minutes read
Luciano Spalletti

Trajneri italian, Luciano Spalletti ka bërë një rrëfim prekës, për “La Repubblica”. Spalletti rrëfeu se pasioni i tepërt për futbollin mori përmasa toksike në jetën e tij.

Ai e përshkroi shkarkimin nga pankina e Italisë si një ngjarje që e ndjek çdo natë. Sipas tij, gabimi kryesor ishte presioni i madh te lojtarët për të shfaqur ndjenjën e përkatësisë kombëtare.

Spalletti nuk pendohet vendimin për të marrë drejtimin e kombëtares, sepse e konsideron thirrje ndaj së cilës nuk mund të thuash jo. Ai e mbyll duke pranuar se plagët po shërohen, por kujtimi mbetet.

“Futbolli më shkatërroi jetën. E desha më shumë se veten. Sakrifikova njerëzit që i doja më shumë për shkak të tij.

Norka Security

Shkarkimi nga drejtimi i Italisë, më shkakton pagjumësi. Mendja ime është gjithmonë aty. Ndonjëherë ndihem sikur jam i lumtur, por pastaj më kthehet në mendje gjithçka.

Nuk pendohem që pranova stolin. Sepse kombëtarja nuk të kërkon, kombëtarja të thërret. Nuk është zgjedhje që e bën me logjikë. Kur të thërret kombëtarja, duhet të mbushesh me frymë dhe të jesh i gatshëm.

Gabimi im ishte në fillim, kur i shtyva shumë në pjesën e përkatësisë, të identitetit. U kërkova të këndonin himnin, të bënin një rreth para çdo stërvitjeje. Doja të zgjoja krenarinë që ndjeja unë, por ndoshta ishte e tepërt për ta.

U thashë edhe lojtarëve, të mos mashtrohen nga ata që u thonë se nuk janë të mirë, pasi janë në nivel të lartë. Pas eliminimit nga Europiani, besova se kishim gjetur rrugën tonë. Por, siç ndodh në fshat, kur hap një kanal për ujin, ndonjëherë ai merr drejtimin e vet. Dhe nëse vazhdon të gërmosh, krijon një humnerë. Plaga dhemb, edhe pse është në fazën e shërimit”, u shpreh Spalletti.

Post navigation

Previous: U largua nga Partizani, Skënder Gega nuk humb kohë
Next: EKSKLUZIVE/ Superiorja ndryshon sërish ekran? Drejt largimit nga RTSH

LEXO EDHE:

hajduk dinamo
  • Bota

VIDEO/ Fusha e përmbytur, derbi në kushte skandaloze. Luhet në moçal

VETEMSPORT 11.10.2026
gruda1
  • Bota

“Mallkim” për Brajan Grudën, nuk luan dot me Gjermaninë

VETEMSPORT 21.09.2026
hasi
  • Bota

VIDEO/ Trajneri shqiptar nuk përmbahet, i “sulet” keq arbitrit

VETEMSPORT 21.09.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

partizani
  • Kampionati

Partizani nuk humb kohë, zgjidhet trajneri i ri

VETEMSPORT 13.10.2026
perndreca
  • Kampionati

E papritur/ Shkëlqeu me Dinamon, Përndreca rikthehet në Superiore

VETEMSPORT 13.10.2026
armando broja
  • Kombëtarja

Broja refuzoi transferimin te Juventus, zbardhen prapaskenat

VETEMSPORT 13.10.2026
asani
  • Kombëtarja

VIDEO/ Jasir Asani i mahnit të gjithë me supergolin, por i ndodh e papritura

VETEMSPORT 12.10.2026

About Us | Privacy Policy | Terms and Conditions
Contact us: info@vetemsport.com
by AF themes.