Kalo te përmbajtja
LAJMET E FUNDIT
Akuza kundërshtarit, Nelson Hysa: Më thanë që ndeshja nuk do zhvillohejNdeshjet e Champions LeagueNjë shqiptar te PSG? E zbulon ish-kapiteni i KombëtaresE papritur te Trabzonspor, “përjashtohet” Ernest Muçi“Plas” grushti, eskalon situata te debati për mosfinancim të klubeveGati ekipi i ri? U largua nga Sivasspor, Manaj nuk humb kohë
FacebookInstagramYouTubeTikTok
E bujshme/ Italia nuk e aktivizoi, Shqipëria gati të rrëmbejë yllin e Serisë A
Kombëtarja

E bujshme/ Italia nuk e aktivizoi, Shqipëria gati të rrëmbejë yllin e Serisë A

Publikuar

Federata Shqiptare e Futbollit raportohet se po monitoron me interes situatën e portierit të Cagliari-t, Elia Caprile, për një ftesë të mundshme në Kombëtare.

Lajmi i bujshëm që vjen nga mediat italiane, pretendon se FSHF po shqyrton mundësitë ligjore për gardianin 25-vjeçar. Lidhja e tij me Shqipërinë vjen përmes partneres së tij me origjinë shqiptare, e cila shihet si “çelësi” i këtij operacioni.

Megjithatë, mundësia e kësaj lëvizjeje mbetet për t’u parë, pasi çifti nuk është ende i kurorëzuar në martesë zyrtare. Caprile është grumbulluar më parë me kombëtaren e Italisë, por ka qëndruar gjithmonë në stol pa bërë debutimin zyrtar.

Sipas rregullores së FIFA-s, kjo i jep ende të drejtën portierit italian të ndryshojë përfaqësuese. Për momentin gjithçka mbetet në kuadrin e aludimeve që kërkojnë konfirmim zyrtar.

Norka Security

Mundësia e pasaportës shqiptare: Elia Caprile nuk ka prejardhje apo gjak shqiptar, por partnerja/bashkëshortja e tij është me origjinë shqiptare. Sipas rregullave të FIFA-s, nëse ata janë të martuar zyrtarisht, ai mund të fitojë të drejtën të përfaqësojë Shqipërinë.

Shpërnda: Facebook
Reklamë
Ndiq VETËM SPORT

Lajmet sportive më të shpejta direkt në rrjetet tuaja.

Lajme të ngjashme