
E bujshme/ Pritej te Shqipëria, Maran i mbyll derën mesfushorit
Samuel Krasniqi nuk është në planet e Rolando Maran. Kështu raportojnë mediat të cilat konfirmojnë vendimin e trajnerit të Kombëtares shqiptare për…
Samuel Krasniqi nuk është në planet e Rolando Maran. Kështu raportojnë mediat të cilat konfirmojnë vendimin e trajnerit të Kombëtares shqiptare për 21-vjeçarin që aktivizohet për Grasshopper në Zvicër.
Pretendimi i Maran mbi këtë zgjedhje për të mos e konsideruar për projektin e tij lidhet me tiparet e lojtarit, të cilat nuk i përshtaten skemave që ai përdor me kuqezinjtë. Për këtë arsye, pista e kalimit të Krasniqit te Shqipëria ngrin përfundimisht.
Më herët, Maran e kishte nën “lupën” e tij lojtarë si Adri Mehmeti që përfundoi në Amerikë, Brajan Grudën që tashmë është pjesë e Gjermanisë, ndërsa së fundmi panë të ikte dhe Lutfi Dalipi drejt Kosovës.
Burimi: Vetem Sport
Lajmet sportive më të shpejta direkt në rrjetet tuaja.





