
Deklarata e fortë: Kampionati shqiptar mbahet me shitje ndeshjesh
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi ka bërë një deklaratë të fortë për futbollin shqiptar. Ai theksoi se kampionati shqiptar është mbajtur…
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi ka bërë një deklaratë të fortë për futbollin shqiptar.
Ai theksoi se kampionati shqiptar është mbajtur duke shitur ndeshje.
“Në 1996, 1997 dhe 1998, kur unë kam luajtur me moshat, kemi qenë kampionë republike. Nuk na mbanin gjunjët, sepse hanim fasule, nuk kishte mish atëherë.
Kemi qenë kampionë, Lushnja maksimumi njëherë rrinte jashtë Superiores. Tani kemi 10 vite jashtë.
Ne e dimë si është mbajtur kampionati shqiptar. Me të shitur ndeshjet. Të jemi të sinqertë, kampionati është mbajtur duke shitur ndeshjet”, deklaroi Korreshi.
Burimi: Vetem Sport
Lajmet sportive më të shpejta direkt në rrjetet tuaja.





