Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Kampionati

Sota pësoi dëmtim të frikshëm, presidenti i Teutës bën gjestin e rrallë për lojtarin e Egnatias

VETEMSPORT 30.10.2026 2 minutes read
presidenti i teutes

Mbrojtësi i Egnatias, Eljon Sota, rezultoi i pafat në ndeshjen kundër Teutës, e fituar 1 – 0 kundër rrogozhinasve. Në minutën e 56-të, 28-vjeçari u largua nga fusha e blertë me barelë, dëmtim i rëndë, ku përflitej për mbylljen e sezonit.

Zyrtari i Egnatias, Xhevdet Zekaj, ka treguar prapaskenën, teksa ekipet ishin drejtuar në dhomat e zhveshjes, pas ndeshjes Egnatia – Teuta (1 – 0), ku presidenti i klubit durrsak, Fatos Troplini, shkoi për t’i uruar shërim të shpejtë mbrojtësit Sota.

“Futbolli bashkon, rivaliteti mbetet në fushë! Në korridor të Arena Egnatias, pas ndeshjes Egnatia–Teuta, më afrohet presidenti i Teutës, Fatos Troplini, me buzëqeshjen e tij karakteristike dhe më thotë:

‘Duhet të shkojmë deri te sportistët e Egnatias për të takuar Elion Sotën. Dua t’i uroj shërim nga afër!’

Norka Security

Një fjali e thjeshtë, por me shumë kuptim. Së bashku u nisëm për ta takuar Sotën, por drejtori Klejdi Zenelaj i shpjegon se ishte larguar tashmë. Dhe z. Fatos merr informacion të plotë dhe largohet.

Ky ishte një gjest human, qytetar dhe institucional, që meriton të vlerësohet si nga presidenti Troplini, drejtuesit e Teutës dhe në veçanti trajneri Braja, lojtarët e Teutës të trishtuar, por edhe nga kultura, infrastruktura që ofron KF Egnatia me kolegët dhe rivalët.

Sepse futbolli nuk është vetëm rezultat, pikë, rivalitet apo interes, por është respekt, qytetari, kujdes për njëri-tjetrin dhe mesazhe paqeje, është aftësia për të ndier dhimbjen e tjetrit, edhe kur ai mban një fanellë tjetër.

Mirënjohje presidentit Fatos Troplini dhe gjithë familjes së Teutës për këtë gjest!

Elion Sota, shërim të shpejtë! Të rikthehesh sa më parë në fushë, më i fortë, më i shëndetshëm dhe më i gatshëm për të dhënë kontributin tënd për Egnatian, ashtu siç ke bërë gjithmonë!

Ky është futbolli që duam, ky është sporti që na bashkon! Ky mesazh plot vlera qytetarie për futbollin e shoqërinë tonë!”, postimi i Xhevdet Zekajt.

Lexo edhe:

  • Dëmtimet para Europës, Egnatia merr lajmin për Grudën dhe Bitrin
  • Dëmtimi i rëndë i Sotës, Egnatia nuk humb kohë. Përforcohet për Europën
  • Të gjithë duart në kokë! Shikoni dëmtimin e frikshëm të Sotës

Post navigation

Previous: E trishtë! Ndërron jetë avokati, Sajmir Vishaj
Next: Emiljano Vila nuk ndalet, del në stërvitje me ekipin e njohur në Shqipëri

LEXO EDHE:

egnatia
  • Kampionati

Dëmtimet para Europës, Egnatia merr lajmin për Grudën dhe Bitrin

VETEMSPORT 03.11.2026
Tirana
  • Kampionati

“Tronditet” Tirana, merret vendimi drastik për bardheblutë

VETEMSPORT 02.11.2026
besa pogradeci
  • Kampionati

5 gola në Besa-Pogradeci, fitojnë pretendentët. Rezultatet dhe renditja në Kategorinë e Parë

VETEMSPORT 01.11.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

egnatia
  • Kampionati

Dëmtimet para Europës, Egnatia merr lajmin për Grudën dhe Bitrin

VETEMSPORT 03.11.2026
Tirana
  • Kampionati

“Tronditet” Tirana, merret vendimi drastik për bardheblutë

VETEMSPORT 02.11.2026
maran-kombetarja1
  • Kombëtarja

Nuk ka qetësi në Kombëtare, titullari nuk ia del. Dhimbje koke për Maran

VETEMSPORT 02.11.2026
900-0-1793543197xwmremove-transformed-1-999-750x391
  • Kombëtarja

VIDEO/ Ernest Muçi i mahnit të gjithë në Turqi

VETEMSPORT 01.11.2026

About Us | Privacy Policy | Terms and Conditions
Contact us: info@vetemsport.com
by AF themes.