Kalo te përmbajtja
LAJMET E FUNDIT
Hapet thesi, premio 100 mijë euro te klubi i SuperioresZhgënjehet Zhegrova, zbulohet vendimi i fundit te JuventusKanë luajtur me Zvicrën, Shqipëria gati të rrëmbejë dy talenteKategoria e Parë, përzgjidhet formacioni më i mirë i javës së nëntëDëmtimet para Europës, Egnatia merr lajmin për Grudën dhe Bitrin“Tronditet” Tirana, merret vendimi drastik për bardheblutë
FacebookInstagramYouTubeTikTok
Sulmuesi shqiptar mahnit Anglinë, mbyll sezonin me 18 gola dhe 8 asiste
Kombëtarja

Sulmuesi shqiptar mahnit Anglinë, mbyll sezonin me 18 gola dhe 8 asiste

Publikuar

Plymouth e mbylli sezonin në “League One” me një përmbysje fantastike 2-3 ndaj Northampton, falë një performance spektakolare të Lorent Tolajt.

Edhe pse ekipi u gjend në disavantazh të dyfishtë, sulmuesi shqiptar mori frenat e lojës në dorë duke shënuar golin e parë dhe më pas duke asistuar për barazimin e përkohshëm, në një javë të fundit që vulosi formën e tij të jashtëzakonshme.

24-vjeçari mbyll kështu një vit statistikisht mbresëlënës, me plot 18 gola dhe 8 asistime në kampionat, shifra që e rendisin atë në majat e listës së golashënuesve dhe kontribuesve më të mëdhenj në ligë.

Në total, duke përfshirë edhe katër golat në “EFL Trophy”, Tolaj e mbyll sezonin me 22 realizime, duke qenë lojtari më produktiv i Plymouth.

Norka Security

Edhe pse ekipi nuk ia doli të siguronte ngjitjen në Championship, performanca e sulmuesit që ka përfaqësuar moshat e Zvicrës pritet t’i sigurojë atij një lëvizje drejt një klubi më të madh gjatë merkatos së verës.

Etiketa:
Shpërnda: Facebook
Reklamë
Ndiq VETËM SPORT

Lajmet sportive më të shpejta direkt në rrjetet tuaja.

Lajme të ngjashme