Kalo te përmbajtja
LAJMET E FUNDIT
Video/ Sulmuesi i Shqipërisë i mahnit të gjithë, shënon supergol nga mesfushaNdeshja Partizani-Vllaznia, formacionet zyrtareVetëm një gol, mbyllet Teuta-Laçi. Si ndryshon renditjaVideo/ “Vallëzon” mes mbrojtësve para golit, Anis Mehmeti rikthehet protagonistVideo/ Sulmuesi i Kombëtares nuk ndalet, shënon sërish në TurqiNdeshja Teuta-Laçi, publikohen formacionet
FacebookInstagramYouTubeTikTok
Lara Colturi
Të Tjera

Historike! Shqipëria në majën e botës, Lara Colturi sjell triumfin e parë në Botëror

Publikuar

Skiatorja që përfaqëson Shqipërinë, Lara Colturi, ka shënuar një moment historik duke siguruar fitoren e parë në karrierë dhe të parën për vendin tonë në…

Skiatorja që përfaqëson Shqipërinë, Lara Colturi, ka shënuar një moment historik duke siguruar fitoren e parë në karrierë dhe të parën për vendin tonë në Kupën e Botës të Skive Alpine.

20-vjeçarja triumfoi në garën e Slalomit të zhvilluar në Gurgl të Austrisë me kohën totale 1 minutë, 45 sekonda e 47 të qindtat, duke bërë që himni kombëtar shqiptar të dëgjohet për herë të parë në një kompeticion të këtij niveli. Fitorja i jep asaj gjithashtu kryesimin në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, me 260 pikë.

Pavarësisht kushteve atmosferike jo optimale dhe shikueshmërisë së kufizuar, Colturi u rendit e dyta pas zbritjes së parë (51.94), pas Anna Swenn Larsson dhe para emrave të njohur si Paula Moltzan, Emma Aicher e Camille Rast. Në zbritjen e dytë (53.53), ajo konfirmoi formën e lartë duke kaluar në vendin e parë, për të lënë pas në podium dy suedeze: Sara Hector (+0.27) në vendin e dytë dhe Anna Swenn Larsson (+0.30) në vendin e tretë.

Pas dy vendeve të dyta në Gurgl në dy dimrat e mëparshëm, ku në vitin 2024 arriti podiumin e parë në moshën 18 vjeç e 9 ditë, Colturi arrin tashmë kuotën e 10 podiumeve në karrierë (7 në slalom dhe 3 në slalom gjigant).
Ky sukses shënon gjithashtu podiumin e saj të tretë në po aq gara gjatë sezonit 2026–2027, pas dy vendeve të dyta të siguruara në Soelden dhe Levi.

Norka Security

Burimi: Vetem Sport

Shpërnda: Facebook
Reklamë
Ndiq VETËM SPORT

Lajmet sportive më të shpejta direkt në rrjetet tuaja.

Lajme të ngjashme

Privacy Overview

This website uses cookies so that we can provide you with the best user experience possible. Cookie information is stored in your browser and performs functions such as recognising you when you return to our website and helping our team to understand which sections of the website you find most interesting and useful.