
Mario Mitaj do të debutojë sot në Seria A. Për mbrojtësin e Kombëtares do të jetë ndeshja e parë në elitën e futbollit italian, ndërsa Genoa mat forcat me Venecian.
Pasi qëndroi për shtatë javë radhazi me Genoan në stol, ky është momenti i Mitajt. Trajneri De Rossi më në fund i jep mundësinë e tij.
23 vjeçari është i huazuar te Genoa. Kartonin e tij e zotëron Al Ittihad në Arabinë Saudite.
Mitaj do të aktivizohet pas repartit të mbrojtjes në skemën 3-4-3. Për të do të jetë paraqitja e tretë zyrtare me Genoan ku edhe ka asistuar një gol.






