
Çarje në kokë, panik për mesfushorin. Transportohet me urgjencë në spital
Erjon Vucaj i Shirokës u transportua me urgjencë dje drejt spitalit, ndërsa pati përplasje me Ousman gjatë një aksioni te ndeshja Vllaznia B-Shiroka. Vucaj pësoi çarje në kokë.
Sfida në stadiumin “Reshit Rusi” qëndroi e ndërprerë disa minuta. Shkak u bë mungesa e ambulancës.
Vucaj ka luajtur më parë me disa skuadra, ndërsa pjesën më të madhe të karrierës e kalonte te Laçi. Shkodrani luante edhe me Flamurtarin, Vllazninë, Tiranën dhe Skënderbeun ndër të tjerë.
Vllaznia B fitoi me rezultatin 4-2. Aktualisht është e pandalshme dhe mban vendin e parë në Grupin A të Kategorisë së Dytë.
“I urojmë shërim të shpejtë kapitenit tonë, Erjon Vucaj!
Në minutën e 30-të të ndeshjes, pas një dyluftimi në fushë, Vucaj u dëmtua si pasojë e një ndërhyrjeje nga mbrojtësi i Vllaznisë dhe u transportua në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Fatmirësisht, gjendja e tij është e mirë! I urojmë kapitenit tonë rikuperim sa më të shpejtë dhe e presim sa më parë në fushën e blertë, aty ku i takon!”, shkruan klubi i Shirokës.
Lajmet sportive më të shpejta direkt në rrjetet tuaja.





