Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Bota

Botërori vjen FALAS për shqiptarët, ja ku mund ta ndiqni

VETEMSPORT 10.06.2026 2 minutes read
boterori1-737x450

Ethet e kompeticionit më të madh sportiv në planet kanë mbërritur. 48 kombëtare, yjet më të mëdhenj të futbollit botëror dhe një rrugëtim magjik që kulmon me trofeun më të lakmuar mbi tokë. Kampionati Botëror FIFA 2026 është gati të ndezë ekranet dhe shtëpia e tij e madhe në Shqipëri… është vetëm një: Platforma Kombëtare TV Klan!

Nga ndeshja hapëse, të enjten më 11 qershor e deri te finalja e madhe më 19 korrik, të gjitha emocionet e Botërorit vijnë falas për publikun shqiptar në platformën kombëtare TV Klan. Pa asnjë pagesë, ekskluzivisht në transmetimin tokësor në kanalet TV Klan dhe Klan Plus. Mjafton një antenë e thjeshtë që magjia e futbollit të futet në çdo vatër shqiptare, nga veriu në jug, me cilësinë maksimale të zërit dhe figurës, pa asnjë kushtëzim.

Por përjetimi nuk ndalet këtu. Për të gjithë të apasionuarit pas analizave, detajeve dhe transmetimeve speciale, çdo sekondë e turneut do të pasqyrohet gjithashtu në kanalet Klan Sport 1 dhe Klan Sport 2, në DigitAlb dhe Tring. Për abonentët që kanë një paketë aktive, këto kanale do të jenë të aksesueshme në të dyja platformat.

Mos humbni asnjë aksion, asnjë emocion të veçantë që vetëm futbolli di të dhurojë dhe asnjë moment që do të mbetet në histori. Bëhuni gati për spektaklin që do të mbërthejë gjithë globin, me ditë dhe net të mbushura me adrenalinë të pastër. Vetëm me TV Klan, ekranin tuaj kampion!

Post navigation

Previous: ZYRTARE/ Okazion për Superioren, mesfushori e mbyll me Vllazninë
Next: E kryer/ Mesfushori largohet nga Tirana, kalon te skuadra tjetër shqiptare

Të ngjashme

argjentina1
  • Bota

Argjentina përfiton nga vendimi i FIFA-s, festë para Botërorit

VETEMSPORT 25.07.2026
Italia-kunder-Irlandes-se-Veriut
  • Bota

Nuk ka më dyshime, Italia zgjedh trajnerin e ri

VETEMSPORT 24.07.2026
Messi Infantino
  • Bota

Lionel Messi merr vendimin drastik ndaj Infantinos

VETEMSPORT 22.07.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

argjentina1
  • Bota

Argjentina përfiton nga vendimi i FIFA-s, festë para Botërorit

VETEMSPORT 25.07.2026
aleksi
  • Kampionati

“100 mijë euro dhe e mbyllim”, prapaskenat tek Egnatia. Aleksi “përplas” Demrozin dhe Deden

VETEMSPORT 25.07.2026
-900-0-1731659268xernest-mucijpg-411
  • Kombëtarja

E BUJSHME/ Muçi drejt Premier League për 25 milionë euro

VETEMSPORT 24.07.2026
mallorca sevilla
  • Kampionati

ZYRTARE/ Tirana plas “bombën”, firmos mbrojtësi që kërkonin në La Liga

VETEMSPORT 24.07.2026

About Us | Privacy Policy | Terms and Conditions
Contact us: info@vetemsport.com
by AF themes.