Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Bota

E pazakontë, maskotat e Botërorit arrestojnë trafikantin e drogës

VETEMSPORT 12.06.2026 1 minute read
maskotat

Pasioni i madh për Kupën e Botës i ka kushtuar shtrenjtë një shpërndarësi droge nga Peruja, i cili ka rënë në prangat e policisë.

Grupi “Terna” i policisë kombëtare peruane ka arrestuar 48-vjeçarin Carlos Cabrera në lagjen “Las Flores” të Limës, përmes një strategjie sa efikase, aq edhe të pazakontë.

Dy agjentë policie u maskuan si “Clutch” dhe “Maple”, dy nga tri maskotat zyrtare të Botërorit 2026, që përfaqësojnë përkatësisht shqiponjën e SHBA-së dhe drerin e Kanadasë.

Ky truk i lejoi që t’i afroheshin banesës pa ngritur dyshime, pikërisht në momentin kur i kërkuari, i njohur me pseudonimin “Pichichi”, po ndiqte ceremoninë e hapjes së turneut në televizion. Gjatë operacionit, autoritetet sekuestruan një sasi të madhe lëndësh narkotike, përfshirë kokainë, marijuanë, si dhe një armë zjarri me municione.

Norka Security

Cabrera rezulton një emër i njohur për drejtësinë, pasi ka kaluar rreth 9 vite të jetës së tij në burgjet e kryeqytetit për të njëjtën vepër penale.

Post navigation

Previous: E KRYER/ U largua nga Vllaznia, Yago firmos në Superiore
Next: ZYRTARE/ Dinamo prezanton trajnerin e ri, drejtimi i besohet ish-sulmuesit të Partizanit

LEXO EDHE:

hajduk dinamo
  • Bota

VIDEO/ Fusha e përmbytur, derbi në kushte skandaloze. Luhet në moçal

VETEMSPORT 11.10.2026
gruda1
  • Bota

“Mallkim” për Brajan Grudën, nuk luan dot me Gjermaninë

VETEMSPORT 21.09.2026
hasi
  • Bota

VIDEO/ Trajneri shqiptar nuk përmbahet, i “sulet” keq arbitrit

VETEMSPORT 21.09.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

partizani
  • Kampionati

Partizani nuk humb kohë, zgjidhet trajneri i ri

VETEMSPORT 13.10.2026
perndreca
  • Kampionati

E papritur/ Shkëlqeu me Dinamon, Përndreca rikthehet në Superiore

VETEMSPORT 13.10.2026
armando broja
  • Kombëtarja

Broja refuzoi transferimin te Juventus, zbardhen prapaskenat

VETEMSPORT 13.10.2026
asani
  • Kombëtarja

VIDEO/ Jasir Asani i mahnit të gjithë me supergolin, por i ndodh e papritura

VETEMSPORT 12.10.2026

About Us | Privacy Policy | Terms and Conditions
Contact us: info@vetemsport.com
by AF themes.