Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Kampionati

Kualifikimi në Europë, Shqipëria merr dhuratën e madhe nga UEFA

VETEMSPORT 30.10.2026 2 minutes read
Uefa

Një lajm mjaft pozitiv vjen nga UEFA për futbollin shqiptar. Fituesi i Kupës së Shqipërisë pritet të përfitojë një avantazh të rëndësishëm në garën europiane të sezonit të ardhshëm, duke e nisur aventurën në Conference League direkt nga turi i dytë kualifikues dhe jo nga i pari, siç ka ndodhur deri më tani.

Ky ndryshim lidhet me ribalancimin e vendeve në kompeticionet europiane, në rast se Rusia konfirmohet sërish jashtë garave të UEFA-s për sezonin 2027-2028. Në këtë skenar, nëse skuadra që shpallet kampione e Shqipërisë fiton gjithashtu edhe Kupën e Shqipërisë, përfitues i vendit europian të lënë bosh do të jetë ekipi që renditet në vendin e dytë të kampionatit.

Për rrjedhojë, Kupa e Shqipërisë merr një rëndësi edhe më të madhe. Përveç trofeut dhe prestigjit, fituesi do të ketë mundësinë të përfitojë një rrugë më të favorshme drejt fazës së grupeve të kompeticioneve europiane, me më shumë të ardhura financiare dhe më pak pengesa në fazën e parë të eliminatoreve.

Kujtojmë se Dinamo e drejtuar nga Ilir Daja ka triumfuar në dy edicionet e fundit të Kupës së Shqipërisë. Blutë kanë përfaqësuar denjësisht futbollin shqiptar në Europë, duke arritur deri në fazën “play-off” të Conference League gjatë aventurës së tyre verore.

Norka Security

Lexo edhe:

  • Shqipëria apo Kosova? Goleadori bën gati vendimin, ndërhyn presidenti i Federatës
  • E BUJSHME/ Ylli i Italisë merr shtetësinë shqiptare! Do luajë për Kombëtaren?
  • Maran dhe lojtarët shpërthejnë pas ndeshjes: Turp! Nuk më ka ndodhu në karrierë…

Post navigation

Previous: “Tronditet” Dinamo, dënim i rëndë për Ilir Dajën. Zbardhen vendimet e Disiplinës
Next: Çudira shqiptare! Largim surprizë, mbrojtësi e mbyll me Vllazninë

LEXO EDHE:

egnatia
  • Kampionati

Dëmtimet para Europës, Egnatia merr lajmin për Grudën dhe Bitrin

VETEMSPORT 03.11.2026
Tirana
  • Kampionati

“Tronditet” Tirana, merret vendimi drastik për bardheblutë

VETEMSPORT 02.11.2026
besa pogradeci
  • Kampionati

5 gola në Besa-Pogradeci, fitojnë pretendentët. Rezultatet dhe renditja në Kategorinë e Parë

VETEMSPORT 01.11.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

egnatia
  • Kampionati

Dëmtimet para Europës, Egnatia merr lajmin për Grudën dhe Bitrin

VETEMSPORT 03.11.2026
Tirana
  • Kampionati

“Tronditet” Tirana, merret vendimi drastik për bardheblutë

VETEMSPORT 02.11.2026
maran-kombetarja1
  • Kombëtarja

Nuk ka qetësi në Kombëtare, titullari nuk ia del. Dhimbje koke për Maran

VETEMSPORT 02.11.2026
900-0-1793543197xwmremove-transformed-1-999-750x391
  • Kombëtarja

VIDEO/ Ernest Muçi i mahnit të gjithë në Turqi

VETEMSPORT 01.11.2026

About Us | Privacy Policy | Terms and Conditions
Contact us: info@vetemsport.com
by AF themes.