
E paprecedentë! Derbi Tirana-Partizani mund të luhet si kurrë më parë
Shitja e biletave për derbin Tirana-Partizani në “Air Albania” ka filluar në heshtje. Dhe pse akoma nuk ka njoftim nga ana e bardhebluve si pritës,…
Shitja e biletave për derbin Tirana-Partizani në “Air Albania” ka filluar në heshtje. Dhe pse akoma nuk ka njoftim nga ana e bardhebluve si pritës, biletat mund të sigurohen “online”. Kujtojmë se pse përpara janë dy ndeshje të tjera për t’u luajtur për ekipet respektive.
Tirana do e presë Partizanin në “Air Albania”, pikërisht të dielën e 6 dhjetorit. Orari i paprecent i konfirmuar është 16:00. Ndodh për herë të parë në “Air Albania”, që derbi të luhet në këtë orë.
Ky është po ashtu një derbi i veçantë, për shkak se deri tani grupimet ultras të Partizanit dhe Tiranës kanë pezulluar aktivitetin. Shkak për këtë janë bërë protestat studentore që kanë mbështetjen e dy grupimeve të kryeqytetit.
Sfida e dhjetorit mund të bëhet derbi i parë, që tifozët nuk janë të dënuar, por ultrasit mungojnë.
ÇMIMET E BILETAVE
Sektorët E ose tribuna qëndrore: 1500 lekë, 1200 lekë dhe 1000 lekë
Prapa portave: 500 lekë
Sektorët W ose tribunat përballë: 3000 lekë dhe 4000 lekë (W104 është i bllokuar online)
Shënim: “Online” shiten me 50 deri 120 lekë më shtrenjtë se çmimet më sipër.
Burimi: Vetem Sport
Lajmet sportive më të shpejta direkt në rrjetet tuaja.





