Kalo te përmbajtja
LAJMET E FUNDIT
Nuk i kishte ndodhur kurrë! Ilir Daja e pëson te DinamoGol i anuluar, penallti dhe karton i kuq. Mbyllet Partizani-VllazniaVideo/ Sulmuesi i Shqipërisë i mahnit të gjithë, shënon supergol nga mesfushaNdeshja Partizani-Vllaznia, formacionet zyrtareVetëm një gol, mbyllet Teuta-Laçi. Si ndryshon renditjaVideo/ “Vallëzon” mes mbrojtësve para golit, Anis Mehmeti rikthehet protagonist
FacebookInstagramYouTubeTikTok
Flamurtari
Kampionati

E pazakontë në Shqipëri! Lojtarët dyshohen për helmim

Publikuar

Flamurtari është përballur me një situatë të pazakontë shëndetësore. Diarre, të vjella dhe temperaturë kanë shqetësuar futbollistët kuqezi në prag të…

Flamurtari është përballur me një situatë të pazakontë shëndetësore. Diarre, të vjella dhe temperaturë kanë shqetësuar futbollistët kuqezi në prag të ndeshjes me Korabin. Gjithçka dyshohet se ka nisur pas darkës së konsumuar në Peshkopi, por ende nuk ka një konfirmim nëse bëhet fjalë për helmim ushqimor apo virozë.

Pas darkës së konsumuar nga skuadra, ku në menu kanë qenë biftek me patate dhe supë, lojtarët nuk janë ndier mirë. “Panorama Sport” mëson se pesë futbollistë kanë shfaqur simptoma të rënda, ndërsa shqetësime shëndetësore kanë pasur edhe disa anëtarë të stafit teknik dhe shoqërues të ekipit.

Diarre, të vjella dhe temperaturë kanë qenë simptomat kryesore, duke krijuar një situatë jo të zakonshme për skuadrën kuqezi pikërisht në prag të një ndeshjeje kampionati. Deri më tani nuk ka një konfirmim zyrtar mbi shkakun e këtij episodi.

Dyshimet lidhen me një helmim të mundshëm ushqimor, por nuk përjashtohet as mundësia e një viroze që mund të ketë prekur disa pjesëtarë të ekipit. Nga ana tjetër, mësohet se pranë Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor në Dibër nuk është paraqitur ndonjë kërkesë nga klubi për kryerjen e analizave apo marrjen e mostrave ushqimore, që do të ndihmonin në përcaktimin e shkakut.

Norka Security

Sipas burimeve të “Panorama Sport”, ndër futbollistët që kanë shfaqur probleme shëndetësore janë mesfushori Eslit Sala, i riu vlonjat Hetem Lushaj, sulmuesi Jakup Berisha, portieri Sinan Dani dhe sulmuesi nigerian Kenet.

Megjithatë, numri i personave të prekur është edhe më i madh, pasi simptoma të ngjashme kanë pasur edhe disa pjesëtarë të stafit. Situata nuk është mbyllur me largimin nga Peshkopia. Disa prej futbollistëve kanë vijuar të kenë shqetësime edhe pas kthimit në Vlorë, ndërsa mësohet se temperatura dhe gjendja e rënduar kanë vazhduar edhe gjatë ditëve të fundit.

Burimi: Panorama Sport

Shpërnda: Facebook
Reklamë
Ndiq VETËM SPORT

Lajmet sportive më të shpejta direkt në rrjetet tuaja.

Lajme të ngjashme

Privacy Overview

This website uses cookies so that we can provide you with the best user experience possible. Cookie information is stored in your browser and performs functions such as recognising you when you return to our website and helping our team to understand which sections of the website you find most interesting and useful.