
Kampionati
“Tronditen” pretendentët në Shqipëri, FIFA me vendim drastik
FIFA vazhdon të godasë klubet shqiptare për detyrime të prapambetura. Së fundmi e ka pësuar Bylisi siç raporton “Panorama Sport”, pasi i është bllokuar…
FIFA vazhdon të godasë klubet shqiptare për detyrime të prapambetura. Së fundmi e ka pësuar Bylisi siç raporton “Panorama Sport”, pasi i është bllokuar merkato.
Vendimi u mor më 12 nëntor. Për Bylisin është çështja e vetme që duhet zgjidhur.
Bylisi është pretendent për rikthimin në Abissnet Superiore. Aktualisht mban vendin e dytë në renditje me 3 pikë më pak se Iliria.
Bllokimi i merkatos bën që të mos federohen lojtarë të rinj. Bylisi është akoma në kohë për të mbyllur detyrimet, ndërsa merkato e dimrit po afron.
Burimi: Vetëm Sport
Ndiq VETËM SPORT
Lajmet sportive më të shpejta direkt në rrjetet tuaja.





