Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Kombëtarja

Emra të rinj dhe rikthime të bujshme, Maran publikon listën e Kombëtares  

VETEMSPORT 19.09.2026 2 minutes read
maran-kombetarja1

Trajneri Rolando Maran shpall listën për katër ndeshjet e UEFA Nations League, dy debutues dhe rikthime në skuadër

Kombëtarja shqiptare do të nisë rrugëtimin e saj të ri në kompeticionin UEFA Nations League, me katër ndeshjet e para ndaj Bjellorusisë, Finlandës dhe San Marinos, me të cilën do të përballet në dy takime.

Trajneri i Kombëtares, Rolando Maran, ka publikuar listën me 29 lojtarët e grumbulluar për këto sfida. Në listë bëjnë pjesë edhe dy emra që marrin ftesën e parë me Kombëtaren, mesfushori i Hearts, Sabah Kerjota dhe mbrojtësi i Union Brescia, Samuele Sina.

Ndërkohë, në skuadër rikthehen pas mungesave për shkak të dëmtimeve Rey Manaj, Ernest Muçi dhe Marash Kumbulla. Në listë është edhe portieri Etrit Berisha, i cili rikthehet të jetë pjesë e grupit të Kombëtares.

Më poshtë lista e plotë e lojtarëve të grumbulluar:

Portierë: Etrit Berisha, Alen Sherri, Mario Dajsinani dhe Simon Simoni.

Mbrojtës: Berat Gjimshiti, Ardian Ismajli, Marash Kumbulla, Klisman Cake, Samuele Sina, Mario Mitaj, Naser Aliji, Stavro Pilo, Elseid Hysaj dhe Ivan Balliu.

Mesfushorë: Kristjan Asllani, Ylber Ramadani, Juljan Shehu, Qazim Laçi, Luis Hasa, Adrion Pajaziti, Arbër Hoxha, Taulant Seferi, Anis Mehmeti, Ernest Muçi dhe Sabah Kerjota.

Sulmues: Rey Manaj, Mirlind Daku, Myrto Uzuni dhe Cristian Shpendi.

Kombëtarja shqiptare nis zyrtarisht grumbullimin ditën e hënë, më 21 shtator, ku do të stërvitet në “Shtëpinë e Futbollit”. Biletat për dy ndeshjet ndaj Bjellorusisë dhe San Marinos mund t’i blini online në ebileta.al, si edhe në pikën fizike pranë stadiumit “Air Albania”.

Post navigation

Previous: Një mbrojtës nga Italia dhe Kerjota. Maran surprizon me listën, ja situata e Kurtulan
Next: Maran i shtang të gjithë, lë jashtë emra me peshë

LEXO EDHE:

-900-0-1718704713xasani-318
  • Kombëtarja

Maran e la jashtë, shpërthen Jasir Asani: Më mirë mos…

VETEMSPORT 19.09.2026
maran
  • Kombëtarja

Maran i shtang të gjithë, lë jashtë emra me peshë

VETEMSPORT 19.09.2026
maran kombetarja
  • Kombëtarja

Një mbrojtës nga Italia dhe Kerjota. Maran surprizon me listën, ja situata e Kurtulan

VETEMSPORT 18.09.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

pogradeci flamurtari
  • Kampionati

Besëlidhja “trondit” Besën, surprizë në Pogradeci-Flamurtari. Rezultatet dhe renditja  

VETEMSPORT 20.09.2026
kategoria-e-pare-1
  • Kampionati

Tension në Pogradeci-Flamurtari, tronditet Besa. Mësoni rezultatet e pjesëve të para

VETEMSPORT 20.09.2026
beselidhja
  • Kampionati

Largimi i Plorit, Besëlidhja zgjedh trajnerin e ri

VETEMSPORT 20.09.2026
skenderbe vora
  • Kampionati

Skënderbeu barazon me polemika, Vora ndihet e vjedhur

VETEMSPORT 19.09.2026

About Us | Privacy Policy | Terms and Conditions
Contact us: info@vetemsport.com
by AF themes.