Kalo te përmbajtja
LAJMET E FUNDIT
E papritur/ Kosova ia mori Shqipërisë, FIFA përjashton sulmuesinPërplasje te Kombëtarja? Dalin pamjet, Daku kapet me…E pazakontë në Shqipëri! Lojtarët dyshohen për helmim“Tronditen” pretendentët në Shqipëri, FIFA me vendim drastik“Plas” në Kombëtare? Etrit Berisha bën deklaratën e fortëGjest i turpshëm, Taulant Balla ofendon tifozët në stadium
FacebookInstagramYouTubeTikTok
Kategoria e Parë, përzgjidhet formacioni më i mirë i javës së nëntë
Kampionati

Kategoria e Parë, përzgjidhet formacioni më i mirë i javës së nëntë

Publikuar

Drejtoria Teknike e Federatës së Futbollit ka përzgjedhur formacionin më të mirë të javës së nëntë në Kategorinë e Parë, në vlerësim të paraqitjeve…

Drejtoria Teknike e Federatës së Futbollit ka përzgjedhur formacionin më të mirë të javës së nëntë në Kategorinë e Parë, në vlerësim të paraqitjeve individuale të futbollistëve në ndeshjet e zhvilluara këtë fundjavë.

Formacioni është ndërtuar në skemën 4-3-3 dhe përfshin futbollistë nga gjashtë skuadra të kampionatit. Bylis, Besëlidhja, Iliria, Kastrioti, Besa dhe Flamurtari përfaqësohen në këtë përzgjedhje, me disa prej lojtarëve që patën ndikim të drejtpërdrejtë në rezultatet e javës.

Në portë është përzgjedhur Renato Beqaj i Bylisit. Reparti i mbrojtjes përbëhet nga Lorenc Trashi (Besëlidhja), Adolf Selmani (Iliria), Spasian Nasto (Kastrioti) dhe Leart Zekolli (Besa).

Në mesfushë janë Festim Alidema (Besëlidhja), Rodrigo Javier Migone dhe Hetem Lushaj (Flamurtari), ndërsa treshja e sulmit përbëhet nga Do Carmo (Bylis), Manfredas Ruzgis (Besa) dhe Foti Çuçka (Iliria).

Norka Security

Vlerësimi i Drejtorisë Teknike të FSHF-së për trajnerin më të mirë të javës së 9-të i është dhënë Dritan Smajlajt të Ilirisë, pas fitores 3-2 në transfertë ndaj Sopotit, rezultat që e ngjiti skuadrën në krye të renditjes së Kategorisë së Parë.

Shpërnda: Facebook
Reklamë
Ndiq VETËM SPORT

Lajmet sportive më të shpejta direkt në rrjetet tuaja.

Lajme të ngjashme

Privacy Overview

This website uses cookies so that we can provide you with the best user experience possible. Cookie information is stored in your browser and performs functions such as recognising you when you return to our website and helping our team to understand which sections of the website you find most interesting and useful.