Kalo te përmbajtja
LAJMET E FUNDIT
Video/ Sulmuesi i Shqipërisë i mahnit të gjithë, shënon supergol nga mesfushaNdeshja Partizani-Vllaznia, formacionet zyrtareVetëm një gol, mbyllet Teuta-Laçi. Si ndryshon renditjaVideo/ “Vallëzon” mes mbrojtësve para golit, Anis Mehmeti rikthehet protagonistVideo/ Sulmuesi i Kombëtares nuk ndalet, shënon sërish në TurqiNdeshja Teuta-Laçi, publikohen formacionet
FacebookInstagramYouTubeTikTok
Shqiperia U-21
Kombëtarja

Grup “ferri”, Shqipëria U21 mëson të gjithë kundërshtarët e Europianit

Publikuar

Shqipëria është vend organizator bashkë me Serbinë për Europianin U-21, që do të mbahet vitin e ardhshëm. Tashmë janë mësuar të gjithë përfaqësueset…

Shqipëria është vend organizator bashkë me Serbinë për Europianin U-21, që do të mbahet vitin e ardhshëm. Tashmë janë mësuar të gjithë përfaqësueset pjesëmarrese. Kuqezinjtë e Alban Bushit e kishin vendin e sigurt si vend organizator.

Shorti do të mbahet më 26 nëntor në Beograd. Në total janë 16 vende që do të ndahen në katër grupe. Ky edicion zgjat nga data 16 qershor deri më 3 korrik, ndërsa finalja e madhe do të mbahet në stadiumin “Air Albania”.

Do të jetë grup “ferri” për kuqezinjtë, pasi mungon koeficienti dhe emra të mëdhenj në Europë marrin pjesë. Përballja me Serbinë U-21 do të shmanget në grupe. Kujtojmë se të gjitha ndeshjet e grupit për Shqipërinë do të luhen në Tiranë, Shkodër ose Elbasan.

Ekipet pjesëmarrëse në Europianin e 21-vjeçarëve:
Shqipëri, Angli, Itali, Kroaci, Francë, Norvegji, Portugali, Spanjë, Gjermani, Belgjikë, Poloni, Greqi, Çeki, Finlandë, Holandë dhe Serbi.

Norka Security

Burimi: Vetem Sport

Shpërnda: Facebook
Reklamë
Ndiq VETËM SPORT

Lajmet sportive më të shpejta direkt në rrjetet tuaja.

Lajme të ngjashme

Privacy Overview

This website uses cookies so that we can provide you with the best user experience possible. Cookie information is stored in your browser and performs functions such as recognising you when you return to our website and helping our team to understand which sections of the website you find most interesting and useful.