
FSHF “hap thesin”, zbulohet premio e majme për Kombëtaren
E rrallë për Kombëtaren, por ndodh që nga Federata Shqiptare e Futbollit të zyrtarizohet një premio. Bëhet fjalë pikërisht për suksesin në Grupin C1 të…
Arritja e vendit të parë në grupin C1 të Ligën e Kombeve dhe sigurimi i ngjitjes në Ligën B për edicionin e ardhshëm do të shpërblehet edhe financiarisht për Kombëtaren shqiptare.
Në vlerësim të suksesit të arritur nga kuqezinjtë në këtë edicion të kompeticionit europian, Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit ka miratuar një bonus prej 500 mijë eurosh për ekipin kombëtar.
Shqipëria e mbylli aventurën në grupin C1 në vendin e parë me 15 pikë, pas një fushate pozitive në të cilën regjistroi pesë fitore në gjashtë ndeshje. Fitorja 2-0 ndaj Bjellorusisë në ndeshjen e fundit vulosi kryesimin e grupit dhe ngjitjen në Ligën B për edicionin e ardhshëm të Ligës së Kombeve.
Ky shpërblim vjen si vlerësim për rezultatet e arritura, angazhimin dhe punën e bërë nga futbollistët dhe stafi i Kombëtares gjatë këtij edicioni, duke kurorëzuar me sukses një objektiv të rëndësishëm sportiv për futbollin shqiptar.
Burimi: Vetëm Sport
Lajmet sportive më të shpejta direkt në rrjetet tuaja.





