Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Bota

“Gucci Gang”, shqiptarët terrorizojnë lojtarët e Premier League. Zbulohet si bëhen grabitjen

VETEMSPORT 01.12.2025 2 minutes read
17645962782747

Një seri grabitjesh të organizuara në shtëpitë e futbollistëve të Premier League po lidhen me bashkëpunimin mes grupit kriminal të njohur si “Gucci Gang” dhe grupeve të specializuara të grabitësve shqiptarë.

Sipas një artikulli të “The Sun”, grupet ku bëjnë pjesë edhe shqiptarë, identifikojnë objektivat duke monitoruar rrjetet sociale të lojtarëve dhe partnerëve të tyre, ku shfaqen sende të vlefshme dhe detaje të ambientit të shtëpisë.

Më pas organizohen grupe të strukturuara që përfshijnë vjedhës, shoferë të rrugëve të arratisjes dhe persona që analizojnë sigurinë e banesave. Shpesh synohen shtëpitë kur banorët ndodhen brenda, për të përfituar nga sistemet e çaktivizuara të alarmit.

Për hyrjen përdoren shkallë teleskopike dhe depërtimi bëhet nga katet e sipërme, zakonisht drejt dhomave të gjumit ku mbahen objektet me vlerë. Ndër rastet e prekura janë banesat e Jack Grealish, Raheem Sterling, Alexander Isak dhe lojtarëve të tjerë të njohur.

Norka Security

Në rastin e Grealish, grabitësit morën sende me vlerë rreth 1 milion paund, ndërsa u larguan para mbërritjes së policisë. Të dhënat sugjerojnë se sendet e vjedhura transportohen drejt Skocisë ose me traget drejt Irlandës, ku dorëzohen tek rrjeti i “Gucci Gang”.

Më pas ato magazinohen ose rishiten në Irlandë dhe Spanjë, në tregje të krijuara për sende të luksit. Klubet e Premier League kanë forcuar masat e sigurisë me kompani private, njësi të ndërhyrjes së shpejtë, sisteme të avancuara monitorimi dhe dhoma të posaçme mbrojtjeje.

Disa lojtarë kanë investuar edhe në qen roje të trajnuar profesionalisht. Megjithatë, grabitjet kanë vijuar, duke treguar se rrjetet kriminale operojnë në mënyrë të koordinuar dhe të sofistikuar.

Post navigation

Previous: VIDEO/ “Çmenduri” në derbi, Strakosha pret penallti dhe pëson gol qesharak. 3 kartonë të kuq e 5 realizime
Next: EKSKLUZIVE/ Skënderbeu i madh! Zbulohet projekti për Superioren dhe kur mbaron dënimi i UEFA-s

LEXO EDHE:

hajduk dinamo
  • Bota

VIDEO/ Fusha e përmbytur, derbi në kushte skandaloze. Luhet në moçal

VETEMSPORT 11.10.2026
gruda1
  • Bota

“Mallkim” për Brajan Grudën, nuk luan dot me Gjermaninë

VETEMSPORT 21.09.2026
hasi
  • Bota

VIDEO/ Trajneri shqiptar nuk përmbahet, i “sulet” keq arbitrit

VETEMSPORT 21.09.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

partizani
  • Kampionati

Partizani nuk humb kohë, zgjidhet trajneri i ri

VETEMSPORT 13.10.2026
perndreca
  • Kampionati

E papritur/ Shkëlqeu me Dinamon, Përndreca rikthehet në Superiore

VETEMSPORT 13.10.2026
armando broja
  • Kombëtarja

Broja refuzoi transferimin te Juventus, zbardhen prapaskenat

VETEMSPORT 13.10.2026
asani
  • Kombëtarja

VIDEO/ Jasir Asani i mahnit të gjithë me supergolin, por i ndodh e papritura

VETEMSPORT 12.10.2026

About Us | Privacy Policy | Terms and Conditions
Contact us: info@vetemsport.com
by AF themes.