Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Të Tjera

I përfshirë në sherrin mes Jozit dhe Edit, arrestohet boksieri shqiptar

VETEMSPORT 05.09.2026 2 minutes read
jozi-1280x720-1

Policia shqiptare ka arrestuar Jozefin Marku, i njohur si “Jozi”, i dyshuar për përfshirje në dhunimin e 26-vjeçarit nga Kosova, Eduard Kuçi.

Sipas “Indeksonline” bëhet e ditur se në mesin e të arrestuarve është edhe një boksier shqiptar.

Ndërkohë, sipas njoftimit të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, ngjarja është filmuar në afërsi të mbikalimit të Rinasit dhe është bërë publike përmes një videoje në rrjetet sociale.

Policia bën të ditur se J. M., 30 vjeç, është ndaluar për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Plagosja e lehtë me dashje”, “Kanosja”, “Mbajtja pa të drejtë e uniformës” dhe “Ndërhyrja e padrejtë në jetën private”.

Norka Security

Ndërkohë, K. N., 31 vjeç, i dyshuar si drejtues i automjetit “Land Rover”, është ndaluar për disa vepra penale, përfshirë përkrahjen e autorit të krimit, mbajtjen pa leje të municionit, heqjen e paligjshme të lirisë, plagosjen dhe kanosjen.

Gjatë kontrollit në banesën e K. N. janë sekuestruar një sasi municioni dhe automjeti “Land Rover”, i cili dyshohet se është përdorur gjatë ngjarjes.

Sipas policisë, të dyshuarit, në bashkëpunim edhe me persona të tjerë, ende të paidentifikuar, kanë dhunuar E. K., me pretendimin se ai kishte fyer një prej tyre.

Ndërkohë, dy persona të tjerë, A. H., 48 vjeç, dhe K. V., 27 vjeç, janë shpallur në kërkim.

Policia vijon hetimet për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe identifikimin e të gjithë të përfshirëve në ngjarje. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme. /Indeksonline

Post navigation

Previous: Egnatia me ecuri perfekte, Skënderbeu e pëson në fund. Si ndryshon renditja
Next: ZYRTARE/ Një humbje dhe dy barazime, PSG vendos për të ardhmen e Luis Enrique

LEXO EDHE:

erjon vishkulli
  • Të Tjera

Propaganda e Ramës, motra e tifozit: Erjon Vishkulli po shkon Itali me kursimet e familjes

VETEMSPORT 25.10.2026
Screenshot
  • Të Tjera

E plagosi policia, Duka zbulon vendimin për tifozin Erjon Vishkulli

VETEMSPORT 25.10.2026
uldedaj
  • Të Tjera

“Me keqardhje ju njoftoj se…”, Jurgen Uldedajt i ndodh e papritura para ndeshjes më të rëndësishme në karrierë

VETEMSPORT 20.10.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

egnatia
  • Kampionati

Dëmtimet para Europës, Egnatia merr lajmin për Grudën dhe Bitrin

VETEMSPORT 03.11.2026
Tirana
  • Kampionati

“Tronditet” Tirana, merret vendimi drastik për bardheblutë

VETEMSPORT 02.11.2026
maran-kombetarja1
  • Kombëtarja

Nuk ka qetësi në Kombëtare, titullari nuk ia del. Dhimbje koke për Maran

VETEMSPORT 02.11.2026
900-0-1793543197xwmremove-transformed-1-999-750x391
  • Kombëtarja

VIDEO/ Ernest Muçi i mahnit të gjithë në Turqi

VETEMSPORT 01.11.2026

About Us | Privacy Policy | Terms and Conditions
Contact us: info@vetemsport.com
by AF themes.