Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Bota

ZYRTARE/ Një humbje dhe dy barazime, PSG vendos për të ardhmen e Luis Enrique

VETEMSPORT 05.09.2026 2 minutes read
luis enrique

Humbja ndaj Monacos dhe barazimet në dy javët e para, nuk kanë lëkundur aspak pozitat e Luis Enrique në krye të PSG-së.

Tekniku spanjoll do të vijojë të jetë në krye të francezëve edhe për disa vite të tjera, pasi ka marrëveshjen për një kontratë të re me kampionët në fuqi të Evropës, e cila do ta mbajë në Paris deri në vitin 2030.

Kontrata e mëparshme e 56-vjeçarit skadonte në fund të këtij sezoni, por drejtuesit e klubit kanë vendosur të vijojnë bashkëpunimin me teknikun që ka udhëhequr PSG-në drejt sukseseve të mëdha në arenën ndërkombëtare.

Rinovimi u zyrtarizua përpara ndeshjes ndaj Monacos në “Parc des Princes”. Përveç Luis Enrique, PSG ka njoftuar edhe rinovimin e kontratave të Joao Neves, Fabian Ruiz, Willian Pacho, Lucas Beraldo dhe Senny Mayulu. Festa e rinovimeve u zbeh nga rezultati në fushë. PSG u mposht 2-1 nga Monaco, duke mbetur ende pa fitore në tre ndeshjet e para të sezonit të ri në Ligue 1.

Norka Security

Luis Enrique mori drejtimin e PSG-së në verën e vitit 2023, pasi zëvendësoi Christophe Galtier. Objektivi kryesor ishte fitimi i shumëkërkuar i Ligës së Kampionëve dhe spanjolli ia doli ta realizojë. Në vitin 2025, PSG triumfoi në finalen e Champions League me një fitore spektakolare 5-0 ndaj Interit, ndërsa më pas mbrojti trofeun duke mposhtur Arsenalin me penallti në maj.

Gjatë periudhës së Luis Enrique në stol, PSG ka fituar gjithashtu tre tituj të Ligue 1 dhe dy Kupa të Francës. Sa i përket lojtarëve, Fabian Ruiz ka firmosur deri në fund të sezonit të ardhshëm, me një vit shtesë opsional. Ndërsa Joao Neves, Lucas Beraldo, Willian Pacho dhe Senny Mayulu kanë zgjatur kontratat e tyre deri në vitin 2031. PSG duket kështu se po ndërton një projekt afatgjatë, me Luis Enrique në qendër dhe një grup lojtarësh që pritet të përbëjnë boshtin e skuadrës edhe në vitet e ardhshme.

Lexo edhe:

  • Ligji bllokoi gjithçka, zbulohet pse dështoi Suzuki te PSG
  • PSG mbret i Europës, francezët fitojnë Champions-in për të dytin vit radhazi
  • Dembele dëmtohet para finales së Champions League

Post navigation

Previous: I përfshirë në sherrin mes Jozit dhe Edit, arrestohet boksieri shqiptar
Next: Zbardhen detajet, Vllaznia “transferohet” në shtetin tjetër

LEXO EDHE:

Coppa Italia - Quarter Final - Juventus v Empoli
  • Bota

ZYRTARE/ Juventusi i ndërpret kontratën trajnerit

VETEMSPORT 30.10.2026
Igli Tare
  • Bota

Miliona euro në skenë, Igli Tare bëhet gati për aventurën e re

VETEMSPORT 27.10.2026
lazio
  • Bota

E pabesueshme në Serinë A! Shënohen 4 gola brenda 16 minutave të para

VETEMSPORT 27.10.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

egnatia
  • Kampionati

Dëmtimet para Europës, Egnatia merr lajmin për Grudën dhe Bitrin

VETEMSPORT 03.11.2026
Tirana
  • Kampionati

“Tronditet” Tirana, merret vendimi drastik për bardheblutë

VETEMSPORT 02.11.2026
maran-kombetarja1
  • Kombëtarja

Nuk ka qetësi në Kombëtare, titullari nuk ia del. Dhimbje koke për Maran

VETEMSPORT 02.11.2026
900-0-1793543197xwmremove-transformed-1-999-750x391
  • Kombëtarja

VIDEO/ Ernest Muçi i mahnit të gjithë në Turqi

VETEMSPORT 01.11.2026

About Us | Privacy Policy | Terms and Conditions
Contact us: info@vetemsport.com
by AF themes.