Kalo te përmbajtja
LAJMET E FUNDIT
Hapet thesi, premio 100 mijë euro te klubi i SuperioresZhgënjehet Zhegrova, zbulohet vendimi i fundit te JuventusKanë luajtur me Zvicrën, Shqipëria gati të rrëmbejë dy talenteKategoria e Parë, përzgjidhet formacioni më i mirë i javës së nëntëDëmtimet para Europës, Egnatia merr lajmin për Grudën dhe Bitrin“Tronditet” Tirana, merret vendimi drastik për bardheblutë
FacebookInstagramYouTubeTikTok
E plagosi policia, Duka zbulon vendimin për tifozin Erjon Vishkulli
Të Tjera

E plagosi policia, Duka zbulon vendimin për tifozin Erjon Vishkulli

Publikuar

Federata Shqiptare e Futbollit i ka ofruar mbështetje tifozit të njohur Erjon Vishkulli pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në protestë. 

Vishkulli, i cili njihet si një mbështetës i zjarrtë i Kombëtares Shqiptare dhe ekipit të Elbasanit, mbeti i plagosur rëndë në syrin e majtë, gjatë protestës studentore. 

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, reagoi publikisht përmes një mesazhi për gjendjen e tij shëndetësore. Kreu i futbollit shqiptar shprehu solidaritetin e plotë me tifozin dhe familjen e tij në këtë periudhë të vështirë. 

Aikonfirmoi gatishmërinë për të ofruar ndihmë konkrete financiare dhe mjekësore për rikuperimin e tij. 

Norka Security

POSTIMI I DUKËS:

“Më ka prekur thellë plagosja e rëndë e Erjon Vishkullit. Po kështu, tifozët kuq e zi dhe mbështetësit e përkushtuar të kombëtares sonë.

Në këtë moment të vështirë, i shpreh Erjonit dhe familjes së tij afërsinë dhe solidaritetin tim. Federata Shqiptare e Futbollit është e gatshme të ofrojë ndihmë konkrete për trajtimin dhe rikuperimin e tij, në koordinim me familjen.

Erjoni ka qenë pranë kombëtares me zemër e pasion. Sot, familja kuqezi është pranë tij.

Nga zemra, shërim sa më të shpejtë, Erjon! Armand Duka”.

Shpërnda: Facebook
Reklamë
Ndiq VETËM SPORT

Lajmet sportive më të shpejta direkt në rrjetet tuaja.

Lajme të ngjashme