
Flamurtari regjistroi fitoren e parë në kampionat për këtë sezon. Vlonjatët triumfuan 2-0 ndaj Sopotit në shtëpi, në duelin e javës së pestë në Kategorinë e Parë.
Jakup Berisha zhbllokoi takimin për kuqezinjtë në minutën e 22-të me penallti, ndërsa Blerim Kotobelli vulosi takimin me golin e dytë në minutën e 73-të.
Ky është suksesi i parë për Flamurtarin, që ngjitet në vendin e gjashtë me gjashtë pikë, ndërsa Sopoti me pesë pikë, mban vendin e 10-të.
Në ndeshjen tjetër, Bylis fitoi 1-0 ndaj Kukësit, falë një goli të shënuar nga Arlind Lleshi në minutën e 87-të.
Kjo fitore e ngjit Bylisin në krye me nëntë pikë, Kukësi zbret në vendin e shtatë me gjashtë pikë.




