Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Lajme

Lotaria amerikane, merret vendimi për vitin 2027

VETEMSPORT 27.10.2026 2 minutes read
lotaria amerikane

Lotaria Amerikane e Green Card për vitin 2027 do të vijojë të mbetet e pezulluar, pasi një gjykatë federale e apelit në San Francisko të Kalifornisë ka bllokuar përkohësisht vendimin që detyronte administratën e presidentit Donald Trump të rihapte programin e vizave.

Vendimi është marrë nga një trupë prej tre gjyqtarësh dhe i lejon qeverisë amerikane të mbajë në fuqi pezullimin e programit, deri në shqyrtimin e mëtejshëm të apelimit.

Çështja nisi pas një padie të depozituar në gusht nga firma ligjore Red Eagle Law kundër Sekretarit amerikan të Shtetit, Marco Rubio, për shkak të mosnisjes së regjistrimeve për lotarinë e vitit 2027.

Më herët, një gjykatë më e ulët kishte vlerësuar se Departamenti amerikan i Shtetit nuk kishte dhënë shpjegime për mosnisjen e aplikimeve, duke e konsideruar këtë veprim si një anulim de facto të programit.

Norka Security

Megjithatë, vendimi i fundit nuk përbën një mbyllje përfundimtare të çështjes. Ai pezullon vetëm zbatimin e urdhrit të gjykatës së mëparshme, ndërsa beteja ligjore do të vijojë.

Përfaqësuesi i palës paditëse ka deklaruar se do të vazhdojnë përpjekjet ligjore për të mbrojtur të drejtat e personave të përzgjedhur.

Programi i Lotarisë Amerikane ofron çdo vit deri në 55 mijë viza emigrimi për shtetasit e vendeve me nivel të ulët emigrimi drejt Shteteve të Bashkuara.

Administrata Trump njoftoi më 18 dhjetor 2025 pezullimin e përkohshëm të programit. Për momentin, regjistrimet për edicionin e vitit 2027 mbeten të bllokuara, ndërsa pritet zhvillimi i mëtejshëm i procesit gjyqësor.

Post navigation

Previous: Edi Rama gjen fajtorin: Veliaj financoi protestat për të më rrëzuar mua
Next: E pabesueshme në Serinë A! Shënohen 4 gola brenda 16 minutave të para

LEXO EDHE:

gogu, rama veliaj
  • Lajme

“Do të kalb në burg, do orientoj SPAK-un…”, zbulohet kërcënimi i Ramës për Veliajn

VETEMSPORT 31.10.2026
1793613926-samirvishaj-6ae9d8153999e
  • Lajme

E trishtë! Ndërron jetë avokati, Sajmir Vishaj

VETEMSPORT 30.10.2026
gogu veliaj
  • Lajme

Zbulohet kërcënimi? Gogu i shkon Veliajt në burg, i kërkon dorëheqjen. Plas në PS

VETEMSPORT 30.10.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

egnatia
  • Kampionati

Dëmtimet para Europës, Egnatia merr lajmin për Grudën dhe Bitrin

VETEMSPORT 03.11.2026
Tirana
  • Kampionati

“Tronditet” Tirana, merret vendimi drastik për bardheblutë

VETEMSPORT 02.11.2026
maran-kombetarja1
  • Kombëtarja

Nuk ka qetësi në Kombëtare, titullari nuk ia del. Dhimbje koke për Maran

VETEMSPORT 02.11.2026
900-0-1793543197xwmremove-transformed-1-999-750x391
  • Kombëtarja

VIDEO/ Ernest Muçi i mahnit të gjithë në Turqi

VETEMSPORT 01.11.2026

About Us | Privacy Policy | Terms and Conditions
Contact us: info@vetemsport.com
by AF themes.