Kalo te përmbajtja
LAJMET E FUNDIT
Nuk i kishte ndodhur kurrë! Ilir Daja e pëson te DinamoGol i anuluar, penallti dhe karton i kuq. Mbyllet Partizani-VllazniaVideo/ Sulmuesi i Shqipërisë i mahnit të gjithë, shënon supergol nga mesfushaNdeshja Partizani-Vllaznia, formacionet zyrtareVetëm një gol, mbyllet Teuta-Laçi. Si ndryshon renditjaVideo/ “Vallëzon” mes mbrojtësve para golit, Anis Mehmeti rikthehet protagonist
FacebookInstagramYouTubeTikTok
Shqipëria ngjitet në Ligën B, kuqezinjtë e mbyllin në krye të grupit
Kombëtarja

Shqipëria ngjitet në Ligën B, kuqezinjtë e mbyllin në krye të grupit

Publikuar

Kombëtarja e Shqipërisë do të zhvillojë mbrëmjen e kësaj të diele një ndeshje vendimtare në transfertë kundër Bjellorusisë, e cila do të përcaktojë fatin…

Kombëtarja shqiptare është ngjitur zyrtarisht në Ligën B të Ligës së Kombeve. Kuqezinjtë triumfuan 2-0 ndaj Bjellorusisë në transfertë.

Falë këtij suksesi, Shqipëria ngjitet një ligë më sipër si kryesuese e grupit me 15 pikë, me pesë fitore dhe vetëm një humbje.

Ndaj Bjellorusisë, vendosën golat e shënuar nga Rey Manaj në minutën e 28-të dhe Elseid Hysaj në minutën e 56-të.

Përveç golave, Shqipëria pati dhe disa raste të tjera, por nuk i shfrytëzoi si duhet, ndërsa në një rast Asllani u ndal nga tranversa.

Norka Security

Me këtë sukses, Kombëtarja kuqezi ngjitet në Ligën B, por gjithashtu siguron një vend në vazon e tretë për shortin e kualifikueseve të Europianit të ardhshëm.  Po ashtu, Shqipëria ka siguruar edhe “play off”-in për kualifikimin në Euro 2028.

BJELLORUSI-SHQIPËRI 0-2

KOMENTI

Mbyllet sfida.

Akordohen 3 minuta shtesë.

85’- Mundësi e artë për Uzunin. Sulmuesi tenton pasimin në qendër, por nuk është asnjë aty për ta shfrytëzuar.

83’- Pranë golit Bjellorusia me Morozov, por ndalet nga portieri Etrit Berisha.

79’– Largohet edhe Rey Manaj. Vendin e tij e merr sulmuesi Mirlind Daku.

74’- Dy zëvendësime te Shqipëria. Luis Hasa merr vendin e Qazim Laçi, ndërsa Myrto Uzuni futet në vendin e Arbër Hoxhës.

63’- Qazim Laçi fiton penallti, por aksioni ndalet nga arbitri për pozicion jashtë loje.  

56’- GOOOOOL SHQIPËRIA 0-2! Elseid Hysaj shënon të dytin për Kombëtaren shqiptare. Një gjuajtje me të majtën, devijohet në zonë dhe shkon në rrjetë.

54’- Rey Manaj rrezikon autogolin, por Etrit Berisha bën një pritje spektakolare dhe mban portën e paprekur.

53’- Shumanski provon nga goditja e dënimit, por topi shkon mbi portë pa probleme për Etrit Berishën.

51’- Goditje dënimi për Bjellorusinë në afërsi të zonës. Juljan Shehu nuk është dakord.

45′– Starton pjesa e dytë.

Mbyllet pjesa e parë.

Akordohet 1 minutë shtesë.

44’- Arbër Hoxha shpërdoron një mundësi të mirë pas asistit të marrë nga Pilo. Topi shkon ngjitur me shtyllën.

43’- Gjuajtje e befasishme nga Manaj, por qendrore për portierin.

41’- Gjuajtje e rrezikshme nga Shumanski, por pa probleme për Berishën, pasi topi shkon jashtë.

38’- Kristjan Asllani lëshon një gjuajtje të fortë nga jashtë zone, por topi largohet me kokë nga Volkov.  

28’- GOOOOOOL SHQIPËRIA 0-1! Nuk fal Rey Manaj, i cili mbron topin dhe me një gjuajtje të fortë e ndal topin në fundin e rrjetës.

17’- Tani fati është me Bjellorusinë. Pilo pason për Asllanin, që lëshon një gjuajtje të bukur, por topi përplaset në tranversë dhe shkon jashtë.

12’- Shpëton me fat Shqipëria. Një devijim i Etrit Berishës shmang golin, me topin që përplaset në shtyllë dhe më pas largohet nga mbrojtësit.

8’- Lëvizje e bukur nga Hoxha në të majtë. Provon pasimin në zonë për Manajn, por largohet nga mbrojtësit bjellorusë.

7’- Rrezikon Bjellorusia me Kontsevoi, por gjuajtja e tij ndalet nga Mario Mitaj.

2’- Mundësi e artë shënimi për Shqipërinë. Laçi shfaqet i pa markuar në zonë, por gjuajtja e tij largohet mbi vijën fatale.


Starton sfida.

Burimi: Vetem Sport

Shpërnda: Facebook
Reklamë
Ndiq VETËM SPORT

Lajmet sportive më të shpejta direkt në rrjetet tuaja.

Lajme të ngjashme

Privacy Overview

This website uses cookies so that we can provide you with the best user experience possible. Cookie information is stored in your browser and performs functions such as recognising you when you return to our website and helping our team to understand which sections of the website you find most interesting and useful.