Kalo te përmbajtja
LAJMET E FUNDIT
Jo vetëm Roma, pretendentët e Serisë A tentojnë Ernest MuçinNdeshja Vora-Tirana, formacionet zyrtareNuk i kishte ndodhur kurrë! Ilir Daja e pëson te DinamoGol i anuluar, penallti dhe karton i kuq. Mbyllet Partizani-VllazniaVideo/ Sulmuesi i Shqipërisë i mahnit të gjithë, shënon supergol nga mesfushaNdeshja Partizani-Vllaznia, formacionet zyrtare
FacebookInstagramYouTubeTikTok
Kombëtarja
Kombëtarja

Mungesa e Muçit, Maran vendos. Zbulohet formacioni i Shqipërisë

Publikuar

Shqipëria luan sot një ndeshje shumë të rëndësishme ndaj Bjellorusisë, në sfidën e fundit të grupit C1 në Ligën e Kombeve. Kuqezinjtë kryesojnë grupin me…

Shqipëria luan sot një ndeshje shumë të rëndësishme ndaj Bjellorusisë, në sfidën e fundit të grupit C1 në Ligën e Kombeve. Kuqezinjtë kryesojnë grupin me 12 pikë dhe synojnë ta mbyllin me sukses këtë edicion, pa e lënë fatin e tyre në dorën e rezultateve të tjera.

Trajneri Rolando Maran duhet të bëjë disa ndryshime në formacion. Ylber Ramadani mungon për shkak të kartonëve, ndërsa Juljan Shehu pritet të marrë vendin e tij në mesfushë përkrah Kristjan Asllanit. Në dyshim mbetet Ernest Muçi për shkak të problemeve fizike, me Hoxhën si alternativë për formacionin titullar.

Sipas parashikimeve, Shqipëria pritet të luajë me skemën 3-4-2-1: Berisha në portë, Ismajli, Gjimshiti dhe Mitaj në mbrojtje. Hysaj dhe Pilo pritet të mbulojnë krahët, ndërsa Shehu dhe Asllani do të formojnë dyshen e mesfushës. Në repartin ofensiv, Hoxha dhe Laçi pritet të mbështesin Rey Manajn, i cili do të jetë në majën e sulmit.

Një sfidë ku kuqezinjtë kërkojnë tri pikët për ta mbyllur grupin në mënyrën më të mirë të mundshme dhe për të konfirmuar ambiciet e tyre në Ligën e Kombeve.

Norka Security

Burimi: Vetëm Sport

Shpërnda: Facebook
Reklamë
Ndiq VETËM SPORT

Lajmet sportive më të shpejta direkt në rrjetet tuaja.

Lajme të ngjashme

Privacy Overview

This website uses cookies so that we can provide you with the best user experience possible. Cookie information is stored in your browser and performs functions such as recognising you when you return to our website and helping our team to understand which sections of the website you find most interesting and useful.