
Ndryshim i papritur! Ndeshja e Superiores zhvendoset në… Rrogozhinë
Teuta ka njoftuar se ndeshja e Superiores me Laçin nuk do të luhet në Durrës. Klubi bregdetar ka bërë të ditur se dueli do të zhvillohet në stadiumin…
Teuta ka njoftuar se ndeshja e Superiores me Laçin nuk do të luhet në Durrës. Klubi bregdetar ka bërë të ditur se dueli do të zhvillohet në stadiumin “Arena Egnatia” në Rrogozhinë.
Ky ndryshim vjen për shkak të punimeve për riparimin e fushës në stadiumin “Niko Dovana”.
Ndeshja Teuta-Laçi është parashikuar të zhvillohet ditën e shtunë, 21 nëntor, në orën 16:00.
Skuadra durrsake kërkon rikthimin te suksesi, pasi vjen në këtë përballje pas katër ndeshjeve pa fitore.
Skuadra e Edlir Tetovës ka regjistruar tre humbje radhazi dhe një barazim pa gola ndaj Elbasani.
Teuta mban vendin e dytë me 20 pikë, ndërsa Laçi renditet i parafundit me 11 pikë të grumbulluara në 11 javë kampionat.
Burimi: Vetem Sport
Lajmet sportive më të shpejta direkt në rrjetet tuaja.





