Kalo te përmbajtja
LAJMET E FUNDIT
Jo vetëm Roma, pretendentët e Serisë A tentojnë Ernest MuçinNdeshja Vora-Tirana, formacionet zyrtareNuk i kishte ndodhur kurrë! Ilir Daja e pëson te DinamoGol i anuluar, penallti dhe karton i kuq. Mbyllet Partizani-VllazniaVideo/ Sulmuesi i Shqipërisë i mahnit të gjithë, shënon supergol nga mesfushaNdeshja Partizani-Vllaznia, formacionet zyrtare
FacebookInstagramYouTubeTikTok
Shqiperi Kosove
Kombëtarja

Shqipëria dhe Kosova në një grup? Mundësi reale nëse…

Publikuar

Ekziston mundësia që Shqipëria dhe Kosova të shortohen në një grup të kualifikueseve të Europianit 2028. Kjo mundësi varet nga “dardanët” të cilët kanë…

Ekziston mundësia që Shqipëria dhe Kosova të shortohen në një grup të kualifikueseve të Europianit 2028. Kjo mundësi varet nga “dardanët” të cilët kanë shansin e tyre të fundit përballë Irlandës, për të hedhur të njëjtin hap siç e hodhën kuqezinjtë mbrëmë në Budapest.

Nga një këqyrje e përgjithshme e vazove me skuadrat që e kanë siguruar zyrtarisht praninë në vendet përkatëse, shihet Shqipëria në vazon e tretë. Kjo për meritë të vendit të parë që i dha skuadrës së Rolando Maran shansin për t’u ngjitur në Ligën B dhe për të marrë më shumë kuota në short.

Kosova e Fodës sfidon nesër Irlandën dhe në rast të një rezultati pozitiv, qoftë fitore ose barazim, “dardanët” do të shkonin në vazon e dytë dhe mundësia për të qenë në një grup me Shqipërinë do të bëhej reale. Vetëm në rast humbjeje, Kosova do t’i bashkohej skuadrës sonë dhe do të zeronte shanset për një ballafaqim mes skuadrave shqiptare në kualifikueset e turneut prestigjioz.

SKENARI (Pas fitores së Shqipërisë me Bjellorusinë)

Kosova fiton ose barazon me Irlandën: Hapet mundësia reale për t’i parë Shqipërinë dhe Kosovën në të njëjtin grup (Vazo 3 dhe Vazo 2).

Kosova mundet nga Irlanda:
Zerohen mundësitë! Të dyja skuadrat mbeten në të njëjtën vazo (Vazo 3).

Norka Security

Burimi: Vetem Sport

Shpërnda: Facebook
Reklamë
Ndiq VETËM SPORT

Lajmet sportive më të shpejta direkt në rrjetet tuaja.

Lajme të ngjashme

Privacy Overview

This website uses cookies so that we can provide you with the best user experience possible. Cookie information is stored in your browser and performs functions such as recognising you when you return to our website and helping our team to understand which sections of the website you find most interesting and useful.