Kalo te përmbajtja
LAJMET E FUNDIT
Video/ Sulmuesi i Shqipërisë i mahnit të gjithë, shënon supergol nga mesfushaNdeshja Partizani-Vllaznia, formacionet zyrtareVetëm një gol, mbyllet Teuta-Laçi. Si ndryshon renditjaVideo/ “Vallëzon” mes mbrojtësve para golit, Anis Mehmeti rikthehet protagonistVideo/ Sulmuesi i Kombëtares nuk ndalet, shënon sërish në TurqiNdeshja Teuta-Laçi, publikohen formacionet
FacebookInstagramYouTubeTikTok
Ilir Daja dhe Ardian Bardhi
Kampionati

Situatë e tensionuar te Dinamo: Ka tradhti, nga Ilir Daja te lojtarët

Publikuar

Situata te Dinamo ka marrë trajtën e një “ekuacioni me shumë të panjohura”. Janë 4 ndeshje radhazi që “blutë” e kryeqytetit nuk e njohin fitoren në…

Situata te Dinamo ka marrë trajtën e një “ekuacioni me shumë të panjohura”. Janë 4 ndeshje radhazi që “blutë” e kryeqytetit nuk e njohin fitoren në Superiore, përpos lojës së “vakët” dhe shumë larg paraqitjeve që dinamovitët prezantuan në Kupat e Europës.

E vështirë për të kuptuar se ku qëndron problemi. Pas deklaratës së presidentit Adrian Bardhi, të postuar në rrjetet sociale nga klubi, nuk kanë munguar reagimet e tifozëve.

Mes shumë reagimeve, një prej mbështetësve ka hedhur pretendime të forta, ku shkruan: “Keni tradhti brenda, shiko që nga trajneri e deri te 11 lojtarët në fushë. Turp, turp, turp!”, mesazh adresuar presidentit Bardhi.

“Barra” kryesore për mungesën e rezultateve te Dinamo bie padyshim mbi trajnerin Ilir Daja, ndërsa ekipi është “dorëzuar” në kampionat vetëm pas 12 javësh, hendek shumë i madh me Egnatian kryesuese, e ku loja nuk jep asnjë shpresë.

Norka Security

Burimi: Vetëm Sport

Shpërnda: Facebook
Reklamë
Ndiq VETËM SPORT

Lajmet sportive më të shpejta direkt në rrjetet tuaja.

Lajme të ngjashme

Privacy Overview

This website uses cookies so that we can provide you with the best user experience possible. Cookie information is stored in your browser and performs functions such as recognising you when you return to our website and helping our team to understand which sections of the website you find most interesting and useful.