Kalo te përmbajtja
LAJMET E FUNDIT
Video/ Sulmuesi i Shqipërisë i mahnit të gjithë, shënon supergol nga mesfushaNdeshja Partizani-Vllaznia, formacionet zyrtareVetëm një gol, mbyllet Teuta-Laçi. Si ndryshon renditjaVideo/ “Vallëzon” mes mbrojtësve para golit, Anis Mehmeti rikthehet protagonistVideo/ Sulmuesi i Kombëtares nuk ndalet, shënon sërish në TurqiNdeshja Teuta-Laçi, publikohen formacionet
FacebookInstagramYouTubeTikTok
Stadiumi Arena e Demave
Kampionati

Stadiumi “Arena e Demave”, te Partizani marrin lajmin e madh

Publikuar

Partizani po avancon me projektin për përmirësimin e infrastrukturës sportive dhe këtë herë vëmendja nuk është përqendruar vetëm te fusha stërvitore.…

Partizani po avancon me projektin për përmirësimin e infrastrukturës sportive dhe këtë herë vëmendja nuk është përqendruar vetëm te fusha stërvitore. Klubi i kuq po punon paralelisht edhe për stadiumin “Arena e Demave”, ku synohet instalimi i një tapeti të ri hibrid.

Një projekt që tashmë ka hyrë në një fazë konkrete, pasi pas mbërritjes së barit artificial për fushën stërvitore, në ambientet e klubit ka mbërritur edhe bari hibrid për stadiumin. Burime pranë Partizanit bëjnë me dije se materiali për tapetin e ri është tashmë në dispozicion të klubit, ndërsa objektivi është që fusha e stadiumit të jetë gati të paktën në muajin janar. Punonjësit e ngarkuar me këtë projekt do të merren me të gjitha përgatitjet e nevojshme, në mënyrë që procesi të përfundojë brenda afateve të parashikuara.

Në kampin e kuq kërkojnë që investimi të mos mbetet thjesht në kuadrin e një projekti, por të konkretizohet sa më shpejt me një fushë të re. Një tjetër element që tregon se gjithçka po shkon drejt realizimit është edhe fakti se pajisjet e nevojshme për tapetin hibrid janë tashmë në administrimin e Partizanit. Pra, nuk bëhet fjalë vetëm për mbërritjen e materialit, por edhe për sigurimin e mjeteve që do të nevojiten për realizimin e punimeve.

Tashmë mbetet që punonjësit përgjegjës të nisin dhe të përfundojnë procesin e përgatitjes së fushës. Në këtë mënyrë, Partizani synon të përmirësojë kushtet në të cilat zhvillon aktivitetin e tij, duke investuar në dy drejtime, te fusha stërvitore me bar sintetik dhe te tapeti hibrid i stadiumit. Ky i fundit merr një rëndësi të veçantë, pasi “Arena e Demave” është shtëpia e të kuqve dhe një fushë në kushte më të mira do të ndikonte drejtpërdrejt në zhvillimin e ndeshjeve dhe në cilësinë e lojës.

Norka Security

Nëse kalendari i punimeve do të respektohet, muaji janar mund të shënojë një moment të rëndësishëm për Partizanin, që synon të ketë një stadium me tapet të ri për pjesën e dytë të sezonit. Pas sigurimit të barit dhe pajisjeve përkatëse, tashmë gjithçka është në dorën e punimeve për t’i dhënë “Arena e Demave” një pamje dhe standard të ri.

Burimi: Vetëm Sport

Shpërnda: Facebook
Reklamë
Ndiq VETËM SPORT

Lajmet sportive më të shpejta direkt në rrjetet tuaja.

Lajme të ngjashme

Privacy Overview

This website uses cookies so that we can provide you with the best user experience possible. Cookie information is stored in your browser and performs functions such as recognising you when you return to our website and helping our team to understand which sections of the website you find most interesting and useful.