
Skënderbeu “trondit” Egnatian dhe futet për titull, si ndryshon renditja
Skënderbeu bëri surprizën në ndeshjen e parë të javës së 12-të në Abissnet Superiore. Korçarët triumfuan 1-0 ndaj Egnatias në shtëpi. Ndeshja nisi malore…
Skënderbeu bëri surprizën në ndeshjen e parë të javës së 12-të në Abissnet Superiore. Korçarët triumfuan 1-0 ndaj Egnatias në shtëpi.
Ndeshja nisi malore për kampionët në fuqi, që u ndëshkuan që në minutën e 2-të. Ishte mbrojtësi Lagonidis që shënoi me kokë, pas një krosimi nga goditja e këndit.
Egnatia provoi të reagonte dhe iu afrua barazimit, por pa sukses. Në fundin e pjesës së parë, rrogozhinasit mbetën me 10 lojtarë, pasi Albano Aleksi u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë.
Në pjesën e dytë, Skënderbeu tentoi të menaxhonte avantazhit, duke rrezikuar me kundërsulm.
Në krahun tjetër, Egnatia barazoi me Adjessan, por ky gol u anulua për pozicion jashtë loje.
Me këtë sukses, Skënderbeu mban vendin e tretë me 17 pikë, ndërsa Egnatia me 10 pikë më shumë mbetet në krye të renditjes.
SHIKONI KLASIKIFIKIMIN, KLIKO KETU: RENDITJA E KATEGORISË SUPERIORE
Burimi: Vetem Sport
Lajmet sportive më të shpejta direkt në rrjetet tuaja.





