Kalo te përmbajtja
LAJMET E FUNDIT
Video/ Sulmuesi i Shqipërisë i mahnit të gjithë, shënon supergol nga mesfushaNdeshja Partizani-Vllaznia, formacionet zyrtareVetëm një gol, mbyllet Teuta-Laçi. Si ndryshon renditjaVideo/ “Vallëzon” mes mbrojtësve para golit, Anis Mehmeti rikthehet protagonistVideo/ Sulmuesi i Kombëtares nuk ndalet, shënon sërish në TurqiNdeshja Teuta-Laçi, publikohen formacionet
FacebookInstagramYouTubeTikTok
Liga e Kombeve
Bota

Hidhet shorti në Nyon, kombëtaret mësojnë kundërshtarët

Publikuar

Shorti i hedhur në Nyon ka përcaktuar çiftet çerekfinale të fazës finale të Ligës së Kombeve për edicionin 2026-2027. Përballja kryesore e kësaj faze do…

Shorti i hedhur në Nyon ka përcaktuar çiftet çerekfinale të fazës finale të Ligës së Kombeve për edicionin 2026-2027.

Përballja kryesore e kësaj faze do të jetë ajo mes Spanjës dhe Francës, ndërsa në çiftet e tjera janë Holanda kundër Portugalisë, Belgjika përballë Gjermanisë dhe Anglia kundër Norvegjisë.

Gjatë ceremonisë u përcaktua edhe rruga drejt finales, ku fituesi i sfidës Spanjë-Francë do të ndeshet në gjysmëfinale me fituesin e çiftit Holandë-Portugali. Në gjysmëfinalen tjetër do të përballen fituesit e dueleve Belgjikë-Gjermani dhe Angli-Norvegji.

Sipas kalendarit zyrtar, ndeshjet çerekfinale do të zhvillohen në muajin mars, ndërsa gjysmëfinalet dhe finalja e madhe janë programuar në muajin qershor. Përveç Ligës A, shorti përcaktoi edhe përballjet për qëndrimin apo rënien në ligat e tjera, ku përfshihen ndeshjet Bosnjë-Danimarkë, Irlandë-Kroaci dhe Qipro-Maqedoni.

Norka Security

Kombëtarja e Shqipërisë siguroi ngjitjen direkte në Ligën B, pasi e mbylli grupin C1 në vendin e parë duke grumbulluar 15 pikë në 6 ndeshje. Ky rezultat u ka dhënë kuqezinjve edhe të drejtën për “Play Off”-in e Kampionatit Evropian, shorti i të cilit do të hidhet pas përfundimit të eliminatoreve.

Burimi: Vetem Sport

Shpërnda: Facebook
Reklamë
Ndiq VETËM SPORT

Lajmet sportive më të shpejta direkt në rrjetet tuaja.

Lajme të ngjashme

Privacy Overview

This website uses cookies so that we can provide you with the best user experience possible. Cookie information is stored in your browser and performs functions such as recognising you when you return to our website and helping our team to understand which sections of the website you find most interesting and useful.