
Vllaznia ka vendosur të mbyllë bashkëpunimin me trajnerin Edi Martini, ndërsa mungon vetëm zyrtarizimi.
Klubi ka nisur nga puna për të zgjedhur trajnerin e ri. Një nga emrat e përfolur ka qenë Zekirija Ramadani, i cili është i lirë pas largimit nga Drita në Kosovë.
Megjithatë mësohet se trajneri shkupjan ka refuzuar të marrë drejtimin e Vllaznisë.
LEXO EDHE: Martini largohet nga drejtimi i Vllaznisë, gati trajneri i ri
Sipas raportimeve të fundit, thuhet se trajneri i ri mund të jetë i huaj. Orë vendimtare për shkodranët.




