
Ndryshime të rëndësishme raportohen nga Shkodra. Alban Xhaferi, duket se do të ketë dy ekipe në drejtimin e tij.
Mësohet se pas largimit të Lazer Matijas, Xhaferi ka marrë drejtimin e ekipit të Vllaznisë së femrave.
Skuadra do të luajë në Superiore, aty ku prej disa vitesh ka dominuar totalisht, duke mos njohur rivalë.
Mbetet të shihet nëse ekipi do të vazhdojë me sukseset, apo do të ketë të njëjtin fat si ekipi i meshkujve, ku Xhaferi drejton prej disa vitesh.



