Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Kampionati

Zbardhen detajet, Vllaznia “transferohet” në shtetin tjetër

VETEMSPORT 05.09.2026 3 minutes read
elite vllaznia

Një projekt i lidhur drejtpërdrejt me klubin shkodran Vllaznia do të garojë në kategorinë e tretë italiane. Synimi afatgjatë është Serie D dhe krijimi i një ure për zhvillimin e futbollistëve mes Italisë dhe Shqipërisë.

Vllaznia po shtrin emrin e saj përtej Adriatikut. Një skuadër shqiptare e lidhur me klubin historik të Shkodrës do të luajë në kampionatin italian, duke nisur nga Terza Categoria në provincën e Milanos.

Historia është sjellë në vëmendje nga faqja e njohur sportive italiane “Cronache di Spogliatoio”, e cila e prezanton projektin si një rast të pazakontë: një prej emrave më të titulluar të futbollit shqiptar do të ketë një skuadër që nis rrugëtimin nga nivelet e ulëta të piramidës italiane.

Projekti është në sezonin e tij të dytë dhe drejtohet nga ish-futbollisti i Vllaznisë, Benard Gjekaj, sot president i Vllaznia L’Elite. Sipas materialit të publikuar në Itali, pas humbjes së play-off-it sezonin e kaluar, këtë vit projekti është riorganizuar dhe skuadra do të konkurrojë në Terza Categoria.

Por ambicia shkon shumë më larg.

Objektivi është ngjitja deri në Serie D, ku skuadra me bazë në Milano mund të shndërrohet në një lloj “hub-i” për Vllazninë e Shkodrës: një ambient ku futbollistët mund të zhvillohen dhe të ekspozohen në një treg më të madh dhe më aktiv si ai italian.

Vllaznia ka tashmë ekipin e saj të dytë në Shqipëri, ndërsa projekti italian synon të krijojë një kanal tjetër për evidentimin dhe zhvillimin e lojtarëve.

View this post on Instagram

A post shared by Vllaznia L’Elite (@vllaznia.lelite)

Dy projektet do të mbeten të ndara, por do të ecin paralelisht. Sipas “Cronache di Spogliatoio”, klubi shkodran ndjek nga afër skuadrën e Milanos dhe ka dërguar edhe materiale zyrtare që do të përdoren nga ekipi gjatë ndeshjeve. Ndeshjet e Vllaznia Italia pritet gjithashtu të ndiqen nga media në Shqipëri.

Lidhja mes dy skuadrave nuk nis sot. Në qershor të vitit 2025, Vllaznia e Shkodrës dhe Vllaznia Elite zhvilluan një ndeshje miqësore në stadiumin “Loro Boriçi”. Tre futbollistë të skuadrës së Milanos shkuan gjithashtu në Shqipëri në fund të sezonit, ndërsa bashkëpunimi është intensifikuar gradualisht.

Në qendër të projektit është edhe komuniteti shqiptar në Itali. Skuadra ka tërhequr mbështetjen e shqiptarëve që jetojnë në zonën e Milanos, ndërsa në përbërjen e saj ka futbollistë shqiptarë të lindur në Itali, emigrantë dhe lojtarë të kombësive të tjera.

Kështu, ajo që nisi si një ekip i krijuar rreth identitetit kuqeblu po merr një dimension tjetër: Vllaznia synon të krijojë një urë futbollistike Shkodër–Milano, me objektivin që një ditë emri i saj të ngjitet deri në Serie D italiane. /AP

Post navigation

Previous: ZYRTARE/ Një humbje dhe dy barazime, PSG vendos për të ardhmen e Luis Enrique
Next: VIDEO/ Supergol ndaj Dortmund, ylli shqiptar mahnit Gjermaninë

LEXO EDHE:

Skenderbeu-Kastrioti
  • Kampionati

FIFA heq dënimin, klubi shqiptar merr lajmin e madh

VETEMSPORT 09.09.2026
IMG_6437
  • Kampionati

E BUJSHME/ Vllaznia me president të ri, zbulohet emri. Pritet zyrtarizimi

VETEMSPORT 09.09.2026
tirana
  • Kampionati

Surprizë për lojtarin e Tiranës, ftohet nga kombëtarja për herë të parë

VETEMSPORT 09.09.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

tare balluku
  • Lajme
  • Të Tjera

SPAK sekuestron një tjetër vilë: Belinda Balluku e fshehu sërish në emrin e Igli Tares

VETEMSPORT 09.09.2026
Skenderbeu-Kastrioti
  • Kampionati

FIFA heq dënimin, klubi shqiptar merr lajmin e madh

VETEMSPORT 09.09.2026
IMG_6437
  • Kampionati

E BUJSHME/ Vllaznia me president të ri, zbulohet emri. Pritet zyrtarizimi

VETEMSPORT 09.09.2026
tirana
  • Kampionati

Surprizë për lojtarin e Tiranës, ftohet nga kombëtarja për herë të parë

VETEMSPORT 09.09.2026

About Us | Privacy Policy | Terms and Conditions
Contact us: info@vetemsport.com
by AF themes.