
Askush nuk do e besonte, që në përfundim të nëntë javëve Partizani të kishte 4 pikë. Tashmë është e konfirmuar sërish zyrtarisht pas humbjes 2-1 ndaj Elbasanit, një rekord negativ. Nuk kishte ndodhur asnjëherë në historinë e “demave” që të regjistroheshin vetëm 4 pikë në 9 javët e para të kampionatit. Një makth historik që në fakt ka nisur prej javës së shtatë.
Partizani është kthyer në pretendent kryesor për rënien nga kategoria. Pas nëntë javësh dhe mbylljes së fazës së parë, të kuqtë regjistrojnë shtatë humbje si asnjëherë tjetër dhe nga një barazim e humbje.
Mislav Karoglan u emërua me bujë, por ndryshimi me të nuk po vjen. Me të janë tri humbje radhazi, teksa në total duke marrë parasysh edhe Florin Bratun tashmë janë gjashtë.
Statistika tjetër e pabesueshme janë 21 gola të pësuar në 9 javë. Të kuqtë ndodhen në momentin delikat dhe me makthin e dy sezoneve kur ranë nga kategoria.






