Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Kampionati

Elbasani mposht Partizanin me polemika, ndahen pikët në Skënderbeu-Laçi

VETEMSPORT 28.10.2026 2 minutes read
elbasaniii

Elbasani triumfoi 2-1 ndaj Partizanit në fund me përmbysje, në duelin e javës së nëntë në Abissnet Superiore.

Të kuqtë e nisën ndeshjen shumë mirë, duke kaluar në avantazh me Jovicic, i cili shënoi në debutim. Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat, ndërsa e dyta ishte tjetër histori.

Mazari barazoi shifrat në minutën e 82-të, ndërsa gjashtë minuta më vonë, Nikaj përmbysi shifrat. Goli i avantazhit për Elbasanin, u rishikua në VAR dhe më pas u pranua si i rregullt.

Me këtë sukses, Elbasani ngjitet në vendin e gjashtë me 11 pikë. Partizani thellon krizën dhe mbetet në fund me vetëm katër pikë.

Norka Security

Në duelin tjetër, Skënderbeu dhe Laçi ndanë nga një pikë mes tyre, pas barazimit 1-1 në Korçë.

Juglindorët e mbyllën pjesën e parë në avantazh, pas golit të shënuar nga Lagonydis. Për kurbinasit barazoi Traore në minutën e 66-të.

Para golit, kurbinasit ishin të pafat pasi në dy raste u ndalën nga shtylla.

Me këtë barazim, Skënderbeu mban vendin e tetë me 10 pikë, ndërsa Laçi me një pikë më shumë mban vendin e pestë.

Lexo edhe:

  • Emiljano Vila nuk ndalet, del në stërvitje me ekipin e njohur në Shqipëri
  • ZYRTARE/ E pabesueshme çfarë ndodh te Partizani
  • Kapiten te Partizani, mbrojtësi bëhet gati për hapin e madh te klubi tjetër në Superiore

Post navigation

Previous: EKSKLUZIVE/ “Tronditet” stoli i pretendentëve, trajneri “pret biletën” e largimit. Pritet zyrtarizimi  
Next: ZYRTARE/ E pabesueshme çfarë ndodh te Partizani

LEXO EDHE:

egnatia
  • Kampionati

Dëmtimet para Europës, Egnatia merr lajmin për Grudën dhe Bitrin

VETEMSPORT 03.11.2026
Tirana
  • Kampionati

“Tronditet” Tirana, merret vendimi drastik për bardheblutë

VETEMSPORT 02.11.2026
besa pogradeci
  • Kampionati

5 gola në Besa-Pogradeci, fitojnë pretendentët. Rezultatet dhe renditja në Kategorinë e Parë

VETEMSPORT 01.11.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

egnatia
  • Kampionati

Dëmtimet para Europës, Egnatia merr lajmin për Grudën dhe Bitrin

VETEMSPORT 03.11.2026
Tirana
  • Kampionati

“Tronditet” Tirana, merret vendimi drastik për bardheblutë

VETEMSPORT 02.11.2026
maran-kombetarja1
  • Kombëtarja

Nuk ka qetësi në Kombëtare, titullari nuk ia del. Dhimbje koke për Maran

VETEMSPORT 02.11.2026
900-0-1793543197xwmremove-transformed-1-999-750x391
  • Kombëtarja

VIDEO/ Ernest Muçi i mahnit të gjithë në Turqi

VETEMSPORT 01.11.2026

About Us | Privacy Policy | Terms and Conditions
Contact us: info@vetemsport.com
by AF themes.