Kalo te përmbajtja
LAJMET E FUNDIT
Hapet thesi, premio 100 mijë euro te klubi i SuperioresZhgënjehet Zhegrova, zbulohet vendimi i fundit te JuventusKanë luajtur me Zvicrën, Shqipëria gati të rrëmbejë dy talenteKategoria e Parë, përzgjidhet formacioni më i mirë i javës së nëntëDëmtimet para Europës, Egnatia merr lajmin për Grudën dhe Bitrin“Tronditet” Tirana, merret vendimi drastik për bardheblutë
FacebookInstagramYouTubeTikTok
3 gola në Egnatia-Partizani, si ndryshon renditja e Superiores
Kampionati

3 gola në Egnatia-Partizani, si ndryshon renditja e Superiores

Publikuar

Egnatia u rikthye te fitorja, pasi mposhti 2-1 Partizanin në shtëpi, në duelin e javës së pestë në Superiore.

Skuadra rrogozhinase ishte dominuese gjatë gjithë pjesës së parë dhe gjeti avantazhin në minutën e 31-të. Ishte Loukili ai që zhbllokoi takimin dhe vendosi rezultatin e fraksionit të parë.

Dominimi i Egnatias vazhdoi edhe në pjesën e dytë, ndërsa Albanese dyfishoi me një supergol nga distanca më minutën e 71-të.

Partizani reagoi dhe ngushtoi shifrat dy minuta më vonë, me Muratajn që shënoi, i ndihmuar nga një devijim.

Norka Security

Deri në fund, pati raste në të dyja portat, ku Egnatias iu anulua një gol për pozicion jashtë loje nga Gruda.

SHIKONI KLASIFIKIMIN: RENDITJA E KATEGORISË SUPERIORE

Me këtë sukses, Egnatia ngjitet në vendin e dytë me 12 pikë, ndërsa Partizani mban vendin e shtatë me katër pikë, ndërsa kjo është humbja e dytë radhazi.  

Shpërnda: Facebook
Reklamë
Ndiq VETËM SPORT

Lajmet sportive më të shpejta direkt në rrjetet tuaja.

Lajme të ngjashme