
4 gola, mbyllet Flamurtari-Bylis. Si ndryshon renditja
Nuk prodhoi fitues sfida e fundit e javës së 11-të në Kategorinë e Parë. Flamurtari dhe Bylis ndanë nga një pikë mes tyre, pas barazimit 2-2. Ballshiotët…
Nuk prodhoi fitues sfida e fundit e javës së 11-të në Kategorinë e Parë. Flamurtari dhe Bylis ndanë nga një pikë mes tyre, pas barazimit 2-2.
Ballshiotët e nisën më mirë ndeshjen, duke kaluar në avantazh në minutën e 16-të me Pedro Vieiran, por vendasit barazuan shpejt me golin e Denis Pjeshkës.
Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat, ndërsa miqtë gjetën sërish avantazhin në minutën e 61-të, me golin e shënua nga Hodo.
Vlonjatët nuk u dorëzuan dhe ia dolën të barazojnë shifrat me Denis Pjeshkën, që shënoi dopietë dhe vulosi rezultatin 2-2.
RENDITJA, KLIKO KETU: RENDITJA NË KATEGORINË E PARË
Me këtë barazim, Bylis mban vendin e katërt me 19 pikë, ndërsa Flamurtari, me dy pikë më pak mban vendin e gjashtë.
Burimi: Vetem Sport
Lajmet sportive më të shpejta direkt në rrjetet tuaja.





