Kalo te përmbajtja
LAJMET E FUNDIT
Pritjes i vjen fundi, CAS jep nesër vendimin përfundimtarE pazakontë! Tifozët shkulin kabllot e VAR-it, ndërpritet ndeshjaShpërthen presidenti i Partizanit: Po tallen me ne! Do katandiset…Përmbysje dramatike, Iliria bie në Lezhë. Feston edhe Besa“Plas” keq në Lezhë, Jorgji i jep te kuq Selmanit. E shoqëron policiaTension në Kategorinë e Parë, arbitri jep të kuq dhe nuk nis ndeshjen
FacebookInstagramYouTubeTikTok
VAR-i
Bota

E pazakontë! Tifozët shkulin kabllot e VAR-it, ndërpritet ndeshja

Publikuar

Një episod i pazakontë në futbollin rumun ka tërhequr vëmendjen gjatë sfidës mes Petrolit dhe Dinamos së Bukureshtit. Jo për rezultatin, por për atë që…

Një episod i pazakontë në futbollin rumun ka tërhequr vëmendjen gjatë sfidës mes Petrolit dhe Dinamos së Bukureshtit. Jo për rezultatin, por për atë që ndodhi pranë monitorit VAR!

Petroli fitoi 1-0, por momenti më i komentuar i mbrëmjes ishte ai kur tifozët e Dinamos shkulën kabujt e monitorit VAR, i vendosur vetëm një metër larg tribunës së tyre.

Situata detyroi arbitrin të ndërpriste ndeshjen për 15 minuta, ndërsa të dyja skuadrat u larguan drejt dhomave të zhveshjes, deri në rregullimin e pajisjeve dhe shqyrtimin e rastit nga gjyqtari Mihuleak.

Ai u kthye, vlerësoi rastin dhe akordoi penallti.

Norka Security

Komentatori Bogdan Kozmesku e cilësoi situatën të paprecedentë, duke pyetur se si ishte e mundur që monitori të vendosej aq pranë tifozëve.

Ai vlerësoi gjithashtu gjakftohtësinë e arbitrit.

Ndërkohë mediat rumune shkruajnë se Dinamo largohet nga kjo ndeshje me imazhin e dëmtuar, pas humbjes dhe incidenteve të krijuara.

Në renditje, Dinamo është e dyta me 33 pikë, ndërsa Petroli i katërti me 30.

Burimi: Vetem Sport

Shpërnda: Facebook
Reklamë
Ndiq VETËM SPORT

Lajmet sportive më të shpejta direkt në rrjetet tuaja.

Lajme të ngjashme

Privacy Overview

This website uses cookies so that we can provide you with the best user experience possible. Cookie information is stored in your browser and performs functions such as recognising you when you return to our website and helping our team to understand which sections of the website you find most interesting and useful.