Kalo te përmbajtja
LAJMET E FUNDIT
4 penallti dhe 5 gola, e pabesueshme çfarë ndodh në Dinamo-Partizani“Boom” fitimesh te klubi i Superiores, arkëtohen 4.5 mln euroZYRTARE/ Situata e rënduar, merret vendimi për Flamurtari-BesaHumbja me Tiranën, trajneri Ahmataj bën deklaratën e papriturNdeshja Dinamo-PartizaniPolemika, gola dhe shtyllë! Mbyllet Tirana-Skënderbeu, ja renditja
FacebookInstagramYouTubeTikTok
Partizani Dinamo
Kampionati

4 penallti dhe 5 gola, e pabesueshme çfarë ndodh në Dinamo-Partizani

Publikuar

Partizani u rikthye te fitorja në Abissnet Superiore, pasi mposhti Dinamon 4-1, në duelin e javës së 13-të. Në “Elbasan Arena”, ishte në ndeshje me…

Partizani u rikthye te fitorja në Abissnet Superiore, pasi mposhti Dinamon 4-1, në duelin e javës së 13-të.

Në “Elbasan Arena”, ishte në ndeshje me episode, ku u akorduan katër penallti dhe një karton i kuq.

Partizani kaloi në avantazh në minutën e 33-të, kur Valentino Murataj shënoi me kokë, pas një topi të mbetur në zonë nga Lorran, që nuk largoi si duhej.

Në minutën e 45-të, Bruno Dita la Dinamon me 10 lojtarë, pasi u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë. Në minutat shtesë, të kuqtë fituan penallti me Aliun, për ndërhyrje të portierit Teqja në zonë. Megjithatë, vetë portieri i Dinamos e priti 11 metërshin.

Norka Security

Në fillim të pjesës së dytë, Partizani fitoi një tjetër penallti, por sërish Teqja ia doli ta presë, këtë herë ndaj Human.

Gjithsesi, në aksionin e radhës, Aliu shënoi golin e dytë, me një gjuajtje të bukur nga jashtë zone.

SHIKONI KLASIKIFIKIMIN, KLIKO KETU: RENDITJA E KATEGORISË SUPERIORE

Në minutën e 68-të, Partizani fitoi penalltinë e tretë në këtë ndeshje dhe ia doli të shënojë. Ishte Fadairo ai që e mori përsipër dhe nuk gaboi.

Dinamo ngushtoi shifrat në 3-1 me Nanin në minutën e 83-të, por vetëm një minutë më vonë, Partizani fitoi penalltinë e katërt, e cila u kthye në gol nga Skuka.

Me këtë sukses, Partizani largohet nga vendi i fundit dhe ngjitet në vendin e nëntë me 13 pikë. Dinamo, me katër pikë më shumë mban vendin e pestë.

Burimi: Vetem Sport

Shpërnda: Facebook
Reklamë
Ndiq VETËM SPORT

Lajmet sportive më të shpejta direkt në rrjetet tuaja.

Lajme të ngjashme