
Atentat mafioz në Fier! Vritet një person, tjetri në gjendje të rëndë. Doli nga burgu dhe…
Është vrarë mëngjesin e sotëmnë Fier, Selami Hasani, një person me precedent të theksuar kriminal, i dënuar me 25 vite burg për vrasje dhe i liruar pak…
Është vrarë mëngjesin e sotëmnë Fier, Selami Hasani, një person me precedent të theksuar kriminal, i dënuar me 25 vite burg për vrasje dhe i liruar pak ditë më parë nga qelia.
Mendohet se autorët i janë futur në banesë. Po ashtu i plagosur rëndë ka mbetur edhe vëllai i tij.
Policia ka nisur krehjen e zonës me qëllim arrestimin e autorëve të mundshëm të vrasjes së Selami Hasanit dhe plagosjes së rëndë të vëllait të tij.
Në dalje të Fierit është gjetur një makinë e djegur, e cila dyshohet se mund t’u përkasë autorëve të krimit. Policia po mbledh provat e mundshme materiale që mund të kenë mbetur në mjet, me shpresën për të çuar hetuesit në gjurmët e autorëve.
Krimi ka ndodhur rreth orës 09:40 të mëngjesit të sotëm, në oborrin e banesës së viktimës. Ky i fundit kishte precedentë kriminalë dhe ishte dënuar me 25 vite burg për vrasjen e Julian Isufajt, nipit të Arben Isufajt, i njohur ndryshe si “Ben Qimja”.
Burimi: Mediat
Lajmet sportive më të shpejta direkt në rrjetet tuaja.




