
Senegali apo Maroku? CAS zyrtarizon fituesin
CAS ka vendosur që Senegali të jetë kampion i Afrikës si fitues në fushë, duke anuluar rezultatin 0-3 që u dha në tavolinë për Marokun. Një ditë historike…
CAS ka vendosur që Senegali të jetë kampion i Afrikës si fitues në fushë, duke anuluar rezultatin 0-3 që u dha në tavolinë për Marokun. Një ditë historike kjo për futbollin, duke hedhur poshtë vendimin e Konfederatës Afrikane të Futbollit(CAF).
Gjykata e Arbitrazhit Sportiv ka treguar pas 310 ditësh se kush e meriton ta mbajë titullin në Afrikë. Kujtojmë se sfida u luajt më 18 janar të këtij viti në Rabat.
Senegali fitoi në fushë me rezultatin 1-0 pas kohës shtesë. Fillimisht ekipi kishte braktisur fushën për rreth 15 minuta, pasi u akordua penallti për Marokun.
Penalltia e Marokut u prit dhe Senegali fitoi në shtesa. Konfederata Afrikane e Futbollit vendosi pas ankesës së Marokut, që t’i jepte titullin këtyre të fundit. Senegali reagoi duke e dërguar çështjen në CAS dhe ku ka fituar të drejtën e tij.
Burimi: Vetem Sport
Lajmet sportive më të shpejta direkt në rrjetet tuaja.





