
Kombëtarja
EKSKLUZIVE/ Balliu mbetet jashtë, Maran bën gati ftesën për mbrojtësin e Superiores
Ivan Balliu ka mbetur jashtë grumbullimit të Kombëtares. Mbrojtësi i djathtë vuan dëmtimin dhe ndodhet për momentin te klubi i Rayo Vallecanos.
Për këtë arsye, në Kombëtare është vetëm Elseid Hysaj për krahun e djathtë të mbrojtjes.
Trajneri Rolando Maran, po mendon të ftojë një lojtar nga Superiorja, nëse Balliu nuk rikuperohet në kohë.
“Vetëm Sport” mëson se opsioni më i mundshëm është Ysni Ismaili i Dinamos. Mbrojtësi i djathtë ka qenë një nga më të spikaturit në këtë fillim sezoni dhe pritet të marrë ftesë.
Bëhet e ditur që një opsion është dhe mbrojtësi i djathtë i Teutës, Abdurrahman Fangaj.
Ndiq VETËM SPORT
Lajmet sportive më të shpejta direkt në rrjetet tuaja.





