Kalo te përmbajtja
LAJMET E FUNDIT
Jo vetëm Roma, pretendentët e Serisë A tentojnë Ernest MuçinNdeshja Vora-Tirana, formacionet zyrtareNuk i kishte ndodhur kurrë! Ilir Daja e pëson te DinamoGol i anuluar, penallti dhe karton i kuq. Mbyllet Partizani-VllazniaVideo/ Sulmuesi i Shqipërisë i mahnit të gjithë, shënon supergol nga mesfushaNdeshja Partizani-Vllaznia, formacionet zyrtare
FacebookInstagramYouTubeTikTok
Java e dytë ndahet në tre ditë, mësoni ndeshjet dhe oraret e Superiore
Kampionati

ZYRTARE/ Klubi në Shqipëri prezanton trajnerin e ri

Publikuar

Kategoria e Parë ka dhuruar ndryshime trajnerësh që në javët e para të saj dhe një nga klubet që kishte bërë lëvizje në pankinë ishte edhe Oriku.

Klubi largoi Sherif Idrizajn pas startit të dobët të kampionatit dhe nisi kërkimin për një emër të ri që të ulet në pankinën e vlonjatëve.

Emri i zgjedhur ishte trajneri i njohur Gerd Haxhiu, i cili ka pranuar ofertën dhe sot është prezantuar si drejtuesi i ri në pankinë e ekipit.

NJOFTIMI I KLUBIT

Norka Security

“Gerd Haxhiu merr timonin e KF Orikut!

​Klubi i Futbollit Oriku njofton zyrtarisht arritjen e marrëveshjes dhe emërimin e teknikut vlonjat, Gerd Haxhiu, në krye te pankinës sonë.

​Klubi ka arritur dakordësinë e plotë me trajnerin e njohur, i cili zyrtarizon sot bashkëpunimin dhe do të nisë menjëherë punën në krye të ekipit për përgatitjen e sfidave të radhës.

​Haxhiu vjen me një bagazh të pasur përvoje dhe një karrierë të gjatë në elitën e futbollit shqiptar, si në Superligë ashtu edhe në Kategorinë e Parë. Përvoja e tij, disiplina dhe njohja e mirë e futbollit vendas do të jenë një aset i çmuar për të udhëhequr djemtë tanë drejt objektivit të këtij sezoni.

​I urojmë trajnerit Gerd Haxhiu mirëseardhjen në familjen tonë dhe shumë suksese ne këtë rrugëtim të ri!

Shpërnda: Facebook
Reklamë
Ndiq VETËM SPORT

Lajmet sportive më të shpejta direkt në rrjetet tuaja.

Lajme të ngjashme

Privacy Overview

This website uses cookies so that we can provide you with the best user experience possible. Cookie information is stored in your browser and performs functions such as recognising you when you return to our website and helping our team to understand which sections of the website you find most interesting and useful.