Kalo te përmbajtja
LAJMET E FUNDIT
E bujshme/ Sulmuesi i Shqipërisë drejt transferimit te Dortmund4 gola, mbyllet Flamurtari-Bylis. Si ndryshon renditjaPritjes i vjen fundi, CAS jep nesër vendimin përfundimtarE pazakontë! Tifozët shkulin kabllot e VAR-it, ndërpritet ndeshjaShpërthen presidenti i Partizanit: Po tallen me ne! Do katandiset…Përmbysje dramatike, Iliria bie në Lezhë. Feston edhe Besa
FacebookInstagramYouTubeTikTok
Ademi dhe Duka
Kosova & Rajoni

Talentet mes Kosovës dhe Shqipërisë, Agim Ademi bën deklaratën e fortë

PublikuarPërditësuar

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi iu ka bërë thirrjeve yjeve shqiptarë në diasporë që të përfaqësojnë Kosovën ose Shqipërinë. Ai…

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi iu ka bërë thirrjeve yjeve shqiptarë në diasporë që të përfaqësojnë Kosovën ose Shqipërinë.

Ai një intervistë të gjatë për “albinfo.ch”, ka treguar si po i bindin lojtarët që ta zgjedhin Kosovën, ndërsa është i sigurt se suksesi është çështje kohe.

Ndër të tjera, Ademi iu dërgoi mesazh yjeve të diasporës që të luajnë vetëm për Kosovën ose Shqipërinë.

“Çdo shqiptar duhet të luajë aty ku i rreh zemra. Natyrisht, ne dëshirojmë që futbollistët ta zgjedhin Kosovën, por nëse nuk vijnë te ne, le të luajnë për Shqipërinë”.

Norka Security

“Kemi dy kombëtare dhe shumë talente. Nuk ka arsye që këtë ta shohim si rivalitet negativ. Përkundrazi, është një pasuri e përbashkët”.

“Futbollistët që rriten në Zvicër apo Gjermani kanë mundësi të përfaqësojnë edhe vendet ku janë zhvilluar. Por është e rëndësishme që talentet shqiptare të kenë perspektivë edhe te Kosova dhe Shqipëria”, deklaroi ai.

Ndërkohë, Kosova nesër (e martë) do ta zhvillojë përballjen finale për Ligën e Kombeve ndaj Irlandës, ku me një pikë do ta siguronim play-offin për inkuadrim në Ligën A, si dhe vazon e dytë në shortin e kualifikuesve për “Euro 2028”.

Burimi: Vetem Sport

Shpërnda: Facebook
Reklamë
Ndiq VETËM SPORT

Lajmet sportive më të shpejta direkt në rrjetet tuaja.

Lajme të ngjashme

Privacy Overview

This website uses cookies so that we can provide you with the best user experience possible. Cookie information is stored in your browser and performs functions such as recognising you when you return to our website and helping our team to understand which sections of the website you find most interesting and useful.