
E papritur/ Kosova ia mori Shqipërisë, FIFA përjashton sulmuesin
Enis Rexhepi është përjashtuar nga Kosova, që sot përballet Izraelin në Ligën e Kombeve. Shkak për këtë është bërë mungesa e dokumentacionit në kohë nga…
Enis Rexhepi është përjashtuar nga Kosova, që sot përballet Izraelin në Ligën e Kombeve. Shkak për këtë është bërë mungesa e dokumentacionit në kohë nga FIFA.
Trajneri Foda nuk do e ketë në dispozicion, ndërsa Federata e Futbollit të Kosovës pret pajisjen me dokumentacionin e duhur. Kujtojmë se Rexhepi la Shqipërinë U-19 për të luajtur me Kosovën.
Sot, më 14 nëntor, Rexhepi bëhet i vetmi nga Kosova që sfidën në stadiumin “Fadil Vokrri” e sheh nga tribuna. 18 vjeçari është mjaft i vlerësuar për talentin e tij në sulm.
Dhe pse në Kosovë ishin të sigurt që konfirmimi i duhur do të vinte për sfidën me Izraelin, diçka e tillë nuk ndodhi. Kjo për shkak të procedurave që duhen për kalimin nga një shtet në tjetrin.
Burimi: Vetem Sport
Lajmet sportive më të shpejta direkt në rrjetet tuaja.





