Kalo te përmbajtja
LAJMET E FUNDIT
Akuza kundërshtarit, Nelson Hysa: Më thanë që ndeshja nuk do zhvillohejNdeshjet e Champions LeagueNjë shqiptar te PSG? E zbulon ish-kapiteni i KombëtaresE papritur te Trabzonspor, “përjashtohet” Ernest Muçi“Plas” grushti, eskalon situata te debati për mosfinancim të klubeveGati ekipi i ri? U largua nga Sivasspor, Manaj nuk humb kohë
FacebookInstagramYouTubeTikTok
Nelson Hysa
Të Tjera

Akuza kundërshtarit, Nelson Hysa: Më thanë që ndeshja nuk do zhvillohej

Publikuar

Manovrat dinake hasen në çdo fushë të jetës, qoftë te gaforret që përplasen brenda një fuçie, apo te biznesmenët me orë "Rolex" në dorë që kërkojnë t'ia…

Manovrat dinake hasen në çdo fushë të jetës, qoftë te gaforret që përplasen brenda një fuçie, apo te biznesmenët me orë “Rolex” në dorë që kërkojnë t’ia hedhin njëri-tjetrit.

Në këtë kontekst, nuk është çudi që boksi, ndoshta industria më e korruptuar nga të gjitha, të jetë e mbushur me shembuj të pafundëm të sjelljeve të tilla dredharake, raporton gazeta “Boxing Neës Online”.

Rastet ekstreme mund të përfshijnë shfrytëzimin e plotë të një boksieri, ndërsa në anën tjetër të spektrit, mund të bëhet fjalë për diçka krejt të padëmshme, siç është një taktikë negociimi.
Dhe pikërisht për këtë e akuzon Nelson Hysa ekipin e Kabayel-it se kanë vepruar me qëllim për të penguar përgatitjet e tij.

Duke qenë se ndeshja e tyre në peshën e rëndë ishte gati për t’u shpallur, më pas dukej sikur dështoi, e në fund arriti në fazën e konfirmimit, Hysa dyshon se përfaqësuesit e kundërshtarit të tij e kanë çrregulluar qëllimisht kampin e tij stërvitor.

Norka Security

“Isha gati në çdo moment. Sinqerisht, mendoj se ekipi i Kabayel-it nuk donte që unë të isha i përgatitur mirë; ndaj pritën një muaj të tërë para se të thoshin ‘po, jemi gati’, duke ofruar të njëjtat kushte për të cilat kishim rënë dakord në fillim.

“Unë e mbylla kampin [stërvitor] sepse më thanë që ndeshja nuk do të zhvillohej. Më pas u kthyen dhe thanë ‘në rregull, këto janë kushtet’, kështu që u riktheva në stërvitje. Besoj se ishte një lëvizje strategjike”, deklaroi ai.

Edhe nëse ka qenë një manovër strategjike për të zvarritur negociatat, Hysa duket se i ka maksimizuar shanset e tij për të realizuar një surprizë këtë të shtunë.

42-vjeçari e ka arritur këtë duke u vendosur në Sierra Nevada, Spanjë, ku është stërvitur në lartësi të mëdha nën drejtimin e trajnerit kuban, Ernesto Aroche.

Për më tepër, një nga partnerët e tij kryesorë në stërvitje ka qenë Diego Lenzi, pjesëmarrës në Lojërat Olimpike të vitit 2024, stili i të cilit ngjan dukshëm me atë të kampionit të ËBC-së, Agit Kabayel.

Burimi: Vetem Sport

Shpërnda: Facebook
Reklamë
Ndiq VETËM SPORT

Lajmet sportive më të shpejta direkt në rrjetet tuaja.

Lajme të ngjashme