
Fitorja me 4 penallti, deklarata e trajnerit të Partizanit nuk duhet humbur
Trajneri i Partizanit, Mislav Karoglan, ka qenë dukshëm i lumtur pas fitores së ekipit të tij, teksa ka shpjeguar se gjithçka kishte ardhur falë gjërave…
Trajneri i Partizanit, Mislav Karoglan, ka qenë dukshëm i lumtur pas fitores së ekipit të tij, teksa ka shpjeguar se gjithçka kishte ardhur falë gjërave të punuara dhe me ndryshime taktike që kishte bërë.
“Fillimisht, përgëzime lojtarëve të mi, përballë një kundërshtari shumë, shumë të fortë. E dinim që do të shfrytëzonin gjysmëhapësirat. Kishim shumë probleme me gjysmëhapësirat mes mbrojtësve të krahut dhe qendërmbrojtësve. Ata kontrollonin diagonalet. E dinim që luanin në atë mënyrë dhe ishte shumë e vështirë në pjesën e parë. Bënin ndryshime krahu dhe ndalonin vrapuesit.
Së pari, humba dy lojtarë këtë javë. Gjëja tjetër është se e dija që do të luanin me romb. Ishte shumë e rëndësishme të kontrollonim lojtarët në pozicionet 6 dhe ata 8 dhe 10. Ne kishim shumë probleme në pjesën e parë me ta.
Dumbia, Bintsuka dhe Spahiu mungonin për shkak të dëmtimeve.
Pas 30 minutash ndryshova, e nisëm me 4-3-3. Ajo që bëmë ishte të kërkoja 3-4 pasime, që të tërhiqja numrat 8 të tyre dhe t’i nxirrja përpara. Pas 25 minutash u ktheva me dy numra 6. Dhe kjo është mënyra se si shënuam, me ndryshimin e krahut.
Ndaj një skuadre që luan me romb, është e rëndësishme të gjesh ndryshimin e krahut. Problemi është që lojtarët e mi me numrin 8 ishin shumë të hapur dhe nuk kishim lidhje në 30 minutat e para.
Në tri ndeshjet ku luajtëm mirë, me Elbasanin, Vllazninë dhe Vorën, ishim shumë mirë në pjesën e parë. Të tria i humbëm, por unë jam trajner që di të përshtatem taktikisht sipas kundërshtarit. Nuk kemi shumë intensitet në skuadër dhe sot m’u desh të lëvizja Mijën në mesfushë. Me të dhe Fadairon e Aliun kisha pak më shumë veprime presingu”, tha Karoglan për RTSH pas ndeshjes.
Burimi: Vetem Sport
Lajmet sportive më të shpejta direkt në rrjetet tuaja.





